Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e 26-vjeçarit për një kondicioner, zbardhen emrat e autorëve të dyshuar

10:36 23/08/2019
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Tiranës ka publikuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e kryer dje në kryeqytet në rrugën “Myslym Shyri”.

26-vjeçari Indrit Çelaj ndërroi jetë pak orë më parë në Spitalin e Traumës, pasi u plagos me plumb në kokë, teksa ishte duke montuar një kondicioner në një vilë 3 katëshe që është në proces rikonstruksioni.

Të dyshuar si autorë të ngjarjes janë dy vëllëzër, të cilët janë djemtë e pronarit të vilës ku po punonte viktima dhe një koleg i tij. Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona, midis tyre edhe pronari i vilës. Të katërt akuzohen për fshehje të krimit dhe “vrasje në bashkëpunim”.

Indrit Çelaj nga Mallakatra, ishte teknik kondicionerësh dhe po punonte në vilën e Bujar Kusit për të kondicionuar të gjithë vilën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për ujin e kondicionerit.

Të dyshuarit për vrasjen e të riut janë dy vëllezërit Friseldo dhe Albano Kusi.

Policia njoftoi se Griseldo Kusi, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij,  Albano Kusi 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me Indrit Çelajn, ka qëlluar me plumb në kokë 26-vjeçarin, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

54-vjeçari Bujar Kusi është babai i dy djemve Griseldo dhe Albano Kusi.

Të arrestuarit e tjerë janë Edmond Sula, 43 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në pranga kanë rënë Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar policinë.

Personi tjetër i arrestuar është L.V, 27 vjeç, i cili po punonte bashkë me viktimën në vilë.  Ky i fundit ditën e djeshme u shpall në kërkim nga policia si autor i dyshuar për vrasjen e të riut.

Por sipas disa burimeve të policisë, kanë qenë dy vëllezërit ata që e kanë kërcënuar 27-vjeçarin për të marrë përsipër krimin të cilin nuk e kishte kryer ai.

Shtetasi L.V është arrestuar gjatë mbrëmjes nga policia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat  penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Kujtojmë se i riu nga Mallakastra, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi që nga dita e djeshme ishte në koma për shkak të plumbit që e zuri në kokë.

Etiketa: 26 vjecaritarrestuarvee autoreveindrit celajkondicionerper njevrasjazbardhen emrat

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para

Incidenti gjatë intervistës me Bashën, Çim Peka shpjegon arsyen pse ndërpreu emisionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.