Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vota e Diasporës/ PS-PD: Sherr mes militantëve, pazar mes politikës

14:21 26/11/2024
Reading Time: 4 min lexim

Nga Desada Metaj

Skenat e sherrnajës mes militantëve të Ramës dhe atyre të Berishës në Londër duket se do t’i lënë vendin një marrëveshjeje të re mes PS dhe PD për votën e diasporës. Pas marrëveshjes së parë për mbylljen e listave, një e dytë duket në horizont, këtë herë për të mundësuar praktikisht votën e diasporës në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit.

Berisha fitoi nga ky pazar i parë listat e mbyllura, si mjeti më i mirë për të mbajtur pranë një grup deputetësh të verbër. Nga ana tjetër, Rama fitoi jo pak: 12 mandate në tavolinë, falë një sistemi të deformuar që ia mundëson këtë. Të dy, me listat e mbyllura, synuan të mbyllnin hapësirat për çdo parti të re, jashtë kontrollit të tyre. Për t’u dukur sikur po vepronin për interes publik, futën edhe votën e diasporës, që në fakt ishte i vetmi detyrim nga Gjykata Kushtetuese (pasi listat, deri në atë kohë, ishin të hapura e nuk kishte nevojë të ndryshohej gjë në ligj). Vota me postë për diasporën ishte “hi syve për shqiptarët”.

Ishte aq e tillë, saqë askush nga PS dhe PD nuk bëri as llogaritë më të thjeshta nëse ishte e mundur të realizohej me bazën ekzistuese ligjore apo nëse duheshin ndryshime më të studiuara dhe më të gjera. Parashikuan që diaspora do të votonte nëpërmjet postës dhe se shqiptarët jashtë vendit do të paguanin jo më pak se 50 euro për votë nga xhepi i tyre.

Por në shtator-tetor, Berisha ndezi “tymin e barutit të lagur” të “mosbindjes civile”. Dogjën karrige, hodhën benzinë, bllokuan rrugë me makina të shtrenjta. Pra, mosbindja civile “o sot o kurrë” dukej se nuk do kishte kthim pas. Së paku jo më bashkim votash me “armikun” Rama.

E ndërsa mosbindja civile zotëronte skenën politike të opozitës, Rama llogariti të shfrytëzojë mundësinë e votës së diasporës. Filloi ethshëm, nga Selaniku gjer në Londër, ngritjen e një sistemi për të kapur në origjinë votën e diasporës. Në diasporë, vota me postë është më e lehtë për t’u manipuluar. Nuk ka komisionerë, qendra votimi, kamera, dhoma të fshehta apo votim elektronik. Thjesht një zarf që mbushet dhe hidhet në kutinë postare nga individi pa kurrfarë monitorimi. Madje, duhet ta postojë me para nga xhepi i shqiptarëve. Ky ishte rasti që Rama të “hidhej në sulm” për të mbledhur sa më shumë vota. Ndërsa kryeministri hodhi sytë nga vota e diasporës, PD ngarkoi me këtë projekt Jozefina Topallin. Ish-kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim” ndërkohë organizoi dy ballo në SHBA.

Paralelisht, nuk mungoi as mbështetja e Ilirjan Celibashit që nisi punën për të mundësuar votën e diasporës. Në tetor, ai pyeti operatorët ndërkombëtarë të postës nëse mund të realizohej operacioni vajtje-ardhje i zarfave të votimit. Rezultoi se operatorët u përgjigjën që ky operacion nuk mund të realizohej brenda afateve 30-45 ditore, sipas distancës. Ata kërkonin një afat më të gjatë. Celibashi kuptoi se “vota e diasporës”, miratuar në korrik, ishte një dështim, pasi që në testin e parë të zbatimit nuk funksionoi. Për këtë arsye, në tetor, Celibashi i dërgoi një letër partive politike (PS dhe PD) ku shprehte këtë shqetësim.

Sipas Kodit Zgjedhor, emrat e kandidatëve duhet të dorëzohen 50 ditë para ditës së votimit. Ligji parashikon mundësinë e ankimeve në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor, dhe lista e kandidatëve bëhet përfundimtare jo më parë se 20-30 ditë para zgjedhjeve. Pas këtij hapi, fletët e votimit duhet të printohen dhe dërgohen me zarf në diasporë. Kjo lë në dispozicion vetëm rreth 20 ditë për dërgim me postë dhe kthim po me postë të votave të diasporës, çka është e pamundur sipas operatorëve ndërkombëtarë të postës. Nëse votat dërgohen me postë, kthimi pas në Shqipëri nuk bëhet dot para ditës së zgjedhjeve. Ato mund të mbërrijnë pas ditës së zgjedhjeve, por në këtë rast konsiderohen të pavlefshme dhe nuk llogariten në rezultat!

Me një llogari të thjeshtë, nëse vota e diasporës nuk realizohet për shkak të afateve të shkurtra, Rama humbet mundësinë të llogarisë qindra mijëra vota të kontrolluara në favor të tij. Ndaj është i interesuar të zgjidhet ngërçi i afateve.

Për momentin, zgjidhja e vetme e sugjeruar është që PS dhe PD të bëjnë një tjetër pazar, duke ndryshuar përsëri Kodin Zgjedhor.
I pari që lëshoi këtë sinjal ishte Gjiknuri javën e shkuar. Më pas, Berisha, në mes të ciklonit të “mosbindjes civile”, majë ballkonit, deklaroi se nuk do të bëhej pengesë për votën e diasporës, duke lënë të kuptohet se ishte i gatshëm të bashkonte votat me Ramën. Edhe përfaqësuesi i tij në KQZ, Ivi Kaso, pohoi të njëjtën gjë në një intervistë në Euronews.

Ndaj nuk duket e largët dita kur “mosbindja civile” dhe “regjimi i Ramës” të bashkojnë votat për të futur sërish duart në Kodin Zgjedhor dhe për ta ndryshuar për interesa të pastër politikë.

Që Rama del i fituar nga kjo skemë duket qartë. Pyetja shtrohet: Berisha, çfarë mund të fitojë nga një pazar i tillë?
Skenat e së dielës së shkuar në Londër treguan ndarjen e madhe që reflektojnë militantët e palëve edhe në diasporë, ku përplasjet fizike vetëm sa shemtojnë imazhin e Shqipërisë jashtë. Ndërsa brenda vendit, emocionet e militantëve janë thjesht përdorim për rrjete sociale apo mosbindje civile që nuk ndez. Sepse i vetmi zjarr që ndez politika e Tiranës është pazari në kurriz të zgjedhësve.

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para
Vrasja e Martin Canit/ Prindërit e autorit të dytë të dyshuar, pjesë e SPAK dhe BKH

Vrasja e Martin Canit/ Prindërit e autorit të dytë të dyshuar, pjesë e SPAK dhe BKH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.