Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës në “kurriz” të qytetarëve, Ahmetaj i mbështet

16:41 30/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Rritja e çmimit të bukës ka sjellë reagime të shumta dhe ka ndikuar drejtpërdrejtë në ekonominë e çdo familjeje. Ditën e djeshme Autoriteti i Konkurrencës, votoi që të mos vendosnin asnjë gjobë për kompanitë importuese të miellit dhe shitjes së tij, duke hedhur kështu poshtë faktin se këto kompani “të kenë vepruar si monopol dhe kanë rritur në grup çmimin e miellit dhe grurit”.

Ditën e sotme zv.kryeministri Arben Ahmetaj është pyetur në lidhje me këtë çështje dhe teksa nuk ka dhënë asnjë koment për rritjen e çmimit të bukës, ka mbështetur vendimin e marrë nga Autoriteti i Konkurrencës. Ahmetaj ka thënë se Autoriteti i Konkurrencës ka profesionist  dhe se vendimet e tyre janë marrë me përgjegjësi qytetare dhe profesionale. Po ashtu ka thënë se nuk ka monopol në tregun e miellit. Deklarata e Ahmetaj duket si një mbështetje e hapur e qeverisë për shkeljet e Autoritetit të Konkurrencës.

“Kam shumë besim tek Autoriteti i Konkurrencës, ata janë profesionistë në fushat e tyre dhe si një ent i pavarur e respektojë vendimin e tyre. Për sa më përket mua vendimi që kanë votuar se nuk ka monopol në tregun e miellit dhe nuk ka marrëveshje mes kompanive, praktikisht besoj se kanë bërë një investigim të thellë dhe kanë votuar me përgjegjësi profesionale dhe qytetare”, tha Ahmetaj

Sjellim në vëmendje se vendimi i Autoritetit të Konkurrencës me tre vota pro dhe dy kundër, për të  mos gjobitur kompanitë e importit të miellit ka sjellë reagime të shumta. Me një deklaratë zyrtare Partia Demokratike ditën e djeshme ka thirrur Autoritetin e Konkurrencës, në Komisionin e Ekonomisë për të dhënë sqarime. PD-ja ka caktuar datën 4 tetor, pra në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Ekonomisë. Ndër të tjera PD-ja ka thënë se ky institucion ka votuar kundër qytetarëve dhe mirqënies së tyre, por në favor të oligarkëve të miellit. Po ashtu deputetët e PD-së depozituan kërkesën për thirrjen në seancë dëgjimore të Autoritetit të Konkurrencës në datë 4 Tetor ora 11:00 në Komisionin e Ekonomisë lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të bukës.

“Duke parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria prej shumë kohësh, sot Partia Demokratike, Komisoni i Ekonomisë, dorëzoi kërkesën për thirrje në Komision të Autoritetit të Konkurencës, pasi, jo më larg se dy ditë, ky autoritet me votën pro qeverisë, votoi kundër marrëveshjes së tregut të lirë, votoi kundër qytetarëve shqiptarë për uljen e çmimit të bukës dhe të miellit. Ky Autoritet cënon ndjeshëm mirëqënien e qytetarëve shqiptarë pasi vendimi për të mos gjobitur kompanitë të cilat cënojnë një produkt bazë siç është buka, po bëjnë çdo ditë e më shumë vendime të cilat cënojnë jetën e qytetarëve”, tha nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti, e PD”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se një ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur që të mos gjobisë  5 kompanitë e importit të grupit dhe miellit duke mbyllur hetimin 1-vjeçar të thelluar për ta. Kompanitë janë : AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK.  Po ashtu ditën e djeshme ka pasur edhe një reagim nga Erion Braçe i cili e konsideroi këtë vendim skandaloz dhe kundër interesit të qytetarëve dhe në favor të disa njerëzve të caktuar.

Etiketa: ahmetajautoritetin konkurrencesmbeshtetvendimi

Të lidhura

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës
Aktualitet

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Sot, Kolegji i Posaçëm i Apelit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj...

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë
Aktualitet

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e specializuara, ka ekzekutuar 6 vendime të Gjykatës së Posaçme për kontrolle ndaj...

18:02 15/05/2025
Para
Vidhte kartat e identitetit të pacientëve dhe merrte kredi në emër të tyre, Gjykata e Tiranës jep vendimin për infermieren e psikiatrikut

Vidhte kartat e identitetit të pacientëve dhe merrte kredi në emër të tyre, Gjykata e Tiranës jep vendimin për infermieren e psikiatrikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

Probleme me pasurinë, KPA le në fuqi masën për gjyqtaren e Gjirokastrës

18:10 15/05/2025
Shtyhet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit të Laert Haxhisë

Ekzekutohen 6 vendime nga GJKKO/ Kontrolle për krime zgjedhore në 4 qytete

18:02 15/05/2025
Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Grushte e shkelma në KZAZ-në e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

17:35 15/05/2025
E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

17:12 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.