Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vazhdon babëzia në lumin Mat, IKMT gjobit “peshqit e vegjël” 2 mln lekë, por a do merren masa për të mëdhenjtë?

14:46 27/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme policia e Kurbinit ka proceduar dhe ka gjobitur me 2 mln lekë dy persona.

Ata u kapën duke gërryer shtratin e lumit Mat.

Sipas policisë, dy personat e proceduar janë shtetasit L.M 51 vjeç nga Lezha dhe B.A 55 vjeç nga Miloti.

Mesa duket mjedisi ka kaluar në dorë të dytë nga qeveria, pasi po procedohen penalisht vetëm “peshqit e vegjël” që  gërryejnë ndonjë kovë vinçi me zhavor.

Shfrytëzimi pa kriter i mjedisit vazhdon të jetë një nga problematikat më të mëdha në vendin tonë, po ashtu si çdo problematikë që zgjidhet pasi bëhet publike në media, besojmë se kështu do ndodhë edhe me çështjen e mjedisit.

Disa ditë më parë u publikuan disa pamje nga lumi Mat, në shtratin e të cilit, kompania “Salillari” po kryen punime, ku u panë qartë kamionët dhe ekskavatorët e kompanisë “Salillari”.

Dy ditë më parë edhe gazeta “Reforma” e denoncoi ngjarjen, pasi duket edhe nga pamjet e publikuara që tokat bujqësore të kësaj zone rrezikojnë të përmbyten sërish në dimër për shkak të devijimit  të rrjedhës së lumit.

Ky problem lidhet me gërryerjen e shtratit të lumit në mënyrë të pakontrolluar e në mënyrë të babëzitur nga kompani private që nuk u hyn një “gjemb në këmbë”.

Teksa, qeveria iu bën thirrje shqiptarëve të qëndrojnë brenda duke shmangur grumbullimet e shumta, këto kompani po ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa kriter në terren, duke shmangur edhe protestat e qytetarëve.

Edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ndue Kola, po kontribuon në shkatërrimin e shtratit të lumit Mat.

Janë rreth 15 skrepa të firmës “A.N.K.” dhe firmës “Bardhi Konstruksion”, që kanë shqyer e po vazhdojnë të shqyejnë 22 kilometër shtrat të lumit Mat, në 6 zona me 12 qendra nxjerrje zhavorr e rërë.

Kompania nuk është e pajisur as me leje shfrytëzimi e as me leje mjedisore, teksa Ligji nr. 111 datë 15.11.2012, ndalon shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve për 30 vite.

https://gazetareforma.com/wp-content/uploads/2020/05/InShot_20200525_231513496-1.mp4

 

Në një komunikim i gazetës “Reforma” me Ministrinë e Mjedisit,  kjo e fundit u shpreh se IKMT do të ndjekë penalisht të gjithë personat që bëjnë krim në dëm të mjedisit.

Duke marrë shtysë nga kjo përgjigje, vendosëm të kontaktojmë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndrecën për ta pyetur se çfarë masash janë marrë ndaj kompanive “Salillari” dhe “Gjikuria” meqë Ministria e Mjedisit reagoi lidhur me ngjarjet.

Ndreca ende nuk ka kthyer një përgjigje lidhur me situatën dhe se si kanë vazhduar procedimet ndaj kompanive “Salillari” dhe “Gjikuria”.

Këto dy kompani kanë shkatërruar pa kriter mjedisin duke thyer hapur çdo ligj të vendit tonë.

Nisur nga impakti që ka roli i mjedisit edhe në situatë pandemie në të cilën ndodhemi, presim një përgjigje nga Ndreca në lidhje me masat ndëshkuese që do u jepen dy kompanive të sipërpërmendura.

Etiketa: a do te merren masaikmt gjobitlumin matper te medhenjtepeshqit e vegjelvazhdon babezia

Të tjera

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Kosovë

Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Të premten, më 8 gusht, skadon afati i masës së përkohshme që Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vendosur lidhur me...

09:41 08/08/2025
I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu
Aktualitet

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke me bimësi dhe pemë frutore në fshatin...

09:18 08/08/2025
Para

“Korani i Myzeqesë, Gaforrja, Çakmaku”, Murrizi: Të marrë fund koha e ish-spiunëve që janë në politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:41 08/08/2025
I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

09:18 08/08/2025
Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

08:59 08/08/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën

08:44 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.