Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ukraina dhe Rusia ende larg armëpushimit pas bisedimeve

20:02 02/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Raundi i dytë i bisedimeve të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Rusisë, i mbajtur në Stamboll, përfundoi pa ndonjë përparim konkret në drejtim të një armëpushimi.

Pavarësisht pritshmërive të ulëta, të dyja palët arritën të bien dakord vetëm për shkëmbimin e të burgosurve të luftës, konkretisht, të sëmurët, të plagosurit rëndë dhe ata nën moshën 25 vjeç.

Ukraina insistoi në një armëpushim të pakushtëzuar për të paktën 30 ditë, në tokë, në det dhe në ajër, por sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia e refuzoi sërish këtë kërkesë, duke propozuar vetëm ndërprerje të përkohshme të luftimeve në disa zona specifike të frontit. Detaje mbi këto zona nuk u bënë publike.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov, tha se Kievi kishte dorëzuar më herët propozimet për një armëpushim të përgjithshëm, por pala ruse i paraqiti të vetat vetëm gjatë takimit.

Nga ana tjetër, Rusia konfirmoi se është në proces për dorëzimin e trupave të 6,000 ushtarëve ukrainas dhe përsëriti kërkesat e saj të njohura, që përfshijnë tërheqjen e ushtrisë ukrainase nga katër rajone të pushtuara dhe çmobilizimin e forcave të saj.

Kievi i dorëzoi gjithashtu Moskës një listë me qindra fëmijë të zhvendosur me forcë drejt Rusisë, duke kërkuar kthimin e tyre.

Përgjigja e Rusisë për këtë dhe për çështjet e tjera pritet deri në fund të qershorit, ndërsa pala ukrainase theksoi nevojën për një takim të drejtpërdrejtë mes presidentëve Zelensky dhe Putin, megjithëse nuk ka ende sinjale për një zhvillim të tillë.

Presidenti Zelensky, duke folur nga samiti i Vilniusit, deklaroi se Rusia nuk ka dhënë asnjë sinjal serioz për t’i dhënë fund luftës, dhe kërkoi intensifikim të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, ndonëse ka kërkuar një zgjidhje të shpejtë për konfliktin, është kritikuar për vonesën në vendosjen e masave të reja ndëshkuese ndaj Rusisë.

Së fundmi, ai ka ashpërsuar retorikën, duke e cilësuar Putinin “të çmendur” pas valës më të fundit të sulmeve ajrore ndaj Ukrainës, deklaratë që Kremlini e komentoi si shenjë të “mbingarkesës emocionale”.

Etiketa: armepushimiRusiaUkraina

Të tjera

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë
Aktualitet

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Bllokimi prej pesë ditësh i aksit Librazhd-Përrenjas po shkakton pasoja të rënda për qarkullimin dhe ekonominë e familjeve në juglindje...

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu
Aktualitet

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Ekonomistja Irena Beqiraj ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, duke...

14:54 25/02/2026
Para
Tragjike në Bruksel! 12-vjeçari humb jetën gjatë ndjekjes, përplaset nga makina e policisë

Tragjike në Bruksel! 12-vjeçari humb jetën gjatë ndjekjes, përplaset nga makina e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

Kaos pas bllokimit të rrugës Librazhd-Përrenjas, bileta e furgonit deri 40 për qind më shtrenjtë

15:06 25/02/2026
Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

Irena Beqiraj: Është ligësi të thuash se rrugët na i prishi shiu

14:54 25/02/2026
Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

Alarm nga Banka Botërore: Shqipëria paguan shtrenjtë për investime të dobëta në transport

14:42 25/02/2026
Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

Pushohet nga puna mësuesja Mine Hasani, e denoncuar për dhunë ndaj nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Kamëz

14:15 25/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.