Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Trazirat në Lindjen e Mesme/ Kaos në aeroportin e Dohas dhe Dubait

18:18 24/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Fluturimet në dy prej aeroporteve më të frekuentuara në botë, në Doha dhe Dubai, u pezulluan të hënën, duke shkaktuar radhë të gjata, anulime dhe vonesa masive, pas tensioneve të reja në Lindjen e Mesme.

Mbyllja e përkohshme e hapësirës ajrore nga Katari, Bahreini dhe Kuvajti, erdhi si reagim ndaj një sulmi iranian ndaj një baze amerikane në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Pasojat ishin të menjëhershme: qindra fluturime u anuluan ose devijuan, ndërsa mijëra pasagjerë mbetën të bllokuar në terminale, shpesh pa informacion dhe ndihmë të mjaftueshme.

“Nuk kam fjetur për 19 orë dhe po pres në këtë radhë prej nëntë orësh,” u shpreh Lily Rogers, 21 vjeç, një studente që priste në Aeroportin Ndërkombëtar Hamad, në një rradhë që zgjatej për rreth 200 metra. Sipas saj, i vetmi shërbim i ofruar gjatë pritjes ishte furnizimi me ujë.

Sipas FlightRadar24, në aeroportin e Dohas u anuluan rreth 250 fluturime dhe 238 të tjera pësuan vonesa, ndërsa në aeroportin ndërkombëtar të Dubait u anuluan 145 fluturime dhe mbi 450 u vonuan. Disa pasagjerë u përfshinë edhe në përplasje fizike për shkak të rrëmujës së krijuar në radhë.

Qatar Airways njoftoi se po punon për rikthimin e normalitetit në orarin e fluturimeve, por paralajmëroi se ndërprerjet mund të zgjasin deri më 26 qershor. Nga ana tjetër, autoritetet e aeroportit të Dubait dhe zyra e shtypit e qeverisë nuk kanë komentuar mbi situatën.

Aeroportet e rajonit, sidomos ato të Katarit dhe Emirateve, janë kthyer në nyje të rëndësishme tranziti për fluturimet ndërmjet Europës dhe Azisë, veçanërisht pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe shmangies së hapësirës ajrore të Rusisë e Ukrainës nga shumica e linjave ajrore.

Tensionet në rritje mes Izraelit dhe Iranit, të pasuara nga sulmet izraelite më 13 qershor, i kanë shtyrë disa kompani të mëdha si British Airways dhe Lufthansa të pezullojnë fluturimet në destinacione të caktuara në Lindjen e Mesme, për arsye sigurie.

Ekspertët e aviacionit paralajmërojnë se efektet e mbylljes së hapësirës ajrore do të ndihen përtej rajonit. Sipas analistit Brendan Sobie, vetëm 22% e pasagjerëve që udhëtojnë përmes Aeroportit Hamad kanë Katarin si destinacion final, pjesa tjetër përdor këtë qendër si pikë ndërlidhjeje drejt pjesës tjetër të botës.

Kriza aktuale tregon edhe një herë sa e ndjeshme është zinxhiri global i udhëtimeve ajrore ndaj konflikteve rajonale.

Etiketa: DubaitKaos në aeroportin e DohasTrazirat në Lindjen e Mesme

Të tjera

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre
Aktualitet

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

SPAK ka reaguar pas pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj në seancat paraprake, ku ai është shprehur se nuk është njohur...

16:56 06/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”
Bota

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se termi futboll i takon sportit më të popullarizuar globalisht, të cilin amerikanët vazhdojnë ta...

16:07 06/12/2025
Para
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës

Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

16:07 06/12/2025
Dorëheqja – Nga Florian Binaj

Dorëheqja – Nga Florian Binaj

16:00 06/12/2025
Maduro kërkoi 200 milionë dollarë dhe amnisti për 100 zyrtarë, dështojnë negociatat me Donald Trump

Maduro kërkoi 200 milionë dollarë dhe amnisti për 100 zyrtarë, dështojnë negociatat me Donald Trump

15:56 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.