Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Thirrje për bojkot pas skandalit të salmonelës

14:10 02/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Analisti i njohur Mentor Kikia ka bërë thirrje për bojkot masiv ndaj kompanisë që importoi mishin e kontaminuar me salmonelë, duke theksuar se ndëshkimi më i fortë duhet të vijë nga vetë konsumatorët. Deklarata e tij vjen pas zbulimit të 27 tonëve mish pule të kontaminuar nga Brazili, të importuar nga kompania AMGFood, e cila tashmë është në qendër të një hetimi të gjerë.

Duke marrë shkas nga thirrja e Mentor Kikisë, ne gjithashtu i bëjmë thirrje të fortë të gjithë qytetarëve të bojkotojnë kompanitë që rrezikojnë shëndetin publik. Është e papranueshme që në një kohë kur indiferenca qeveritare ndaj qytetarëve ka arritur majat, institucionet heshtin e spitalet vuajnë nga mungesa e ilaçeve, kompani të papërgjegjshme hedhin në treg produkte që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Dështimi i institucioneve përgjegjëse është tashmë i plotë. Tre inspektorë të AKU-së, të cilët lejuan qarkullimin e këtij mishi të rrezikshëm, po hetohen për shpërdorim detyre. Ndërkohë, pronari i kompanisë AMGFood, Arben Goxha, është shpallur në kërkim nga policia. Në vend që të bashkëpunojë me autoritetet dhe të marrë përgjegjësi për veprimet e veta, ai ka zgjedhur të fshihet.

Ky rast nxjerr në pah dështimin total të sistemit të kontrollit të ushqimit në vend. Institucionet përgjegjëse kanë dëshmuar se nuk janë në gjendje të mbrojnë shëndetin e qytetarëve. Mungesa e transparencës institucionale vetëm e përkeqëson situatën, duke krijuar një tymnajë të dendur rreth skandalit.

Përballë këtij realiteti të hidhur, ku organet shtetërore nuk ushtrojnë kontrollet e duhura dhe janë të gatshme të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, zgjidhja e vetme mbetet revolta qytetare. Pa një reagim të fortë nga konsumatorët, nuk mund të presim ndryshim nga një sistem që dështon çdo ditë në mbrojtjen e interesit publik.

Bojkoti i kompanive që shkelin rregullat dhe rrezikojnë shëndetin publik është hapi i parë drejt ndryshimit. Vetëm përmes një veprimi të organizuar qytetar mund të detyrojmë bizneset të respektojnë standardet e sigurisë ushqimore dhe institucionet të kryejnë detyrat e tyre.

Të mos harrojmë se bëhet fjalë për 27 tonë mish të kontaminuar, një sasi që mund të kishte shkaktuar probleme serioze shëndetësore për mijëra qytetarë. Është koha që qytetarët të ngrihen dhe të refuzojnë produktet e kompanive që i trajtojnë si viktima të një sistemi të korruptuar dhe jofunksional.

Etiketa: mishreformaeditorialsalmoneleskandali

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Para
Përshtatën apartamentin si call center, arrestohet 37-vjeçari

Përshtatën apartamentin si call center, arrestohet 37-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.