Skip to content
Aktualitet

Testimi i ri për Covid jep shpresë për vendet si Shqipëria, përgjigje brenda 30 minutave. Gati 120 milionë kite

· 1 min lexim

Testim dhe përgjigje për koronavirusin vetëm në pak minuta.

Kjo është risia e testimeve, që deklaron OBSH.

Sipas Organizatës, testi prej 5 dollarësh mund të bëjë më të lehtë gjurmimin e koronavirusit në vendet më pak të pasura.

Mendohet se prodhuesit e ilaçeve kanë rënë dakord për të prodhuar 120 milionë teste.

“Testi i ri, mobil dhe i lehtë për t’u përdorur do të japë rezultate brenda 15-30 minutash, në vend të orëve ose ditëve”, tha kreu i OBSH.

Koha e gjatë midis bërjes së testit dhe marrjes së rezultatit i ka penguar përpjekjet e shumë vendeve për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 33 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi një milion kanë vdekur dhe mbi 23 milionë janë shëruar.

/GazetaReforma.com/