Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tensionet në veri të Kosovës, reagon ashpër Berisha

13:48 18/12/2022
Reading Time: 4 min lexim

Ditën e sotme Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale lidhur me situatën e tensionuar të krijuar në Veri të Kosovës. Berisha kërkon nga faktori ndërkombëtar që të reagojnë lidhur me skenarin destabilizues të Beogradit në veri. Më konkretisht, Berisha shkruan se synimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç është dështimi i marrëveshjes së paqes të propozuar nga Franca dhe Gjermania. Po ashtu, iu bëri një thirrje edhe autoriteteve të Kosovës që të mos lejojnë qe spirali i dhunës të zëvendësojë dialogun dhe perspektivën e marrëveshjes së rëndësishme.

“Krijimi i idesë së indiferencës ndaj veprimeve të banditëve dhe kriminelëve të armatosur serb që bllokojnë rrugët, sulmojnë me armë zjarri policinë dhe hedhin granata ndaj mediave, shpreh në këtë rast fort delikat njëlloj ballkanizimi të diplomacisë ndërkombëtare, një gabim jo i vogël ky me pasoja të shumanshme, nga i cili përfitojnë vetëm bandat e armatosura dhe arkitekti i skenarit destabilizues Aleksandër Vuçiç, i cili kësaj radhe po i përdor ato me qëllim që të sigurojë propozimin serioz Franko-Gjerman. Asnjë marrëveshje, asnjë progres nuk mund të arrihet duke u mbështetur apo mirëkuptuar aktet antiligjore të bandave të armatosura dhe veprimet e tyre kriminale që dhunojnë rendin dhe ligjin. Tolerimi i tyre hap një spiral shumë të rrezikshëm, moleps klimën e bisedimeve për marrëveshje, dëmton imazhin e autoriteteve të Kosovës para qytetarëve të saj, por dhe të atyre ndërkombëtarë, pasi shpreh njëlloj ballkanizimi të diplomacisë së tyre që nuk ndihmon, por dëmton procesin e dialogut dhe negociatave,”-shkruan Berisha.

REAGIMI I PLOTË:

Të dashur miq, prej disa ditësh në veriun e Kosovës banda të armatosura serbe, por thuhet edhe mercenarësh të ëagner-it kanë bllokuar me barrikada rrugët, vendkalimet kufitare duke dhunuar haptas ligjin dhe rendin e një vendi të lirë dhe të pavarur. I gjithë ky skenar i rrezikshëm dhe destabilizues ka si arkitekt kryesor Aleksandër Vuçiç. Ky skenar realizohet në një kohë kur dy vendet kryesore të BE Franca dhe Gjermania, të mbështetura edhe nga SHBA kanë paraqitur një plan për një marrëveshje, me gjasa më të rëndësishmen deri sot, midis Kosovës dhe Serbisë. Askush perveç Beogradit dhe Kremlinit nuk mund të jetë të intersuar për zhvillime të tilla dhe nuk perfitojnë më shumë se ata prej tyre. Por ajo që është e paprecedent është mos dënimi, madje edhe njëfarë justifikimi me heshtje i zhvillimeve në veriun e Kosovës nga faktori ndërkombëtar, përfshi këtu të deleguarit e BE dhe SHBA për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Po rikujtoj këtu heshtjen jo parimore ndaj sulmit me bomba kundër gazetarëve dhe ekipeve televizive të Prishtinës në Rudar, plagosjen e policit nga bandat e armatosura në veri etj. Krijimi i idesë së indiferencës ndaj veprimeve të banditëve dhe kriminelëve të armatosur serb që bllokojnë rrugët, sulmojnë me armë zjarri policinë dhe hedhin granata ndaj mediave, shpreh në këtë rast fort delikat njëlloj ballkanizimi të diplomacisë ndërkombëtare, një gabim jo i vogël ky me pasoja të shumëanëshme, nga i cili përfitojnë vetëm bandat e armatosura dhe arkitekti i skenarit destabilizues Aleksander Vuçiç, i cili kësaj rradhe po i përdor ato me qëllim që të sigurojë propozimin serioz Franko-Gjerman. Asnjë marrëveshje, asnjë progres nuk mund të arrihet duke u mbështetur apo mirëkuptuar aktet antiligjore të bandave të armatosura dhe veprimet e tyre kriminale që dhunojnë rendin dhe ligjin. Tolerimi i tyre hap një spiral shumë të rrezikshëm, moleps klimën e bisedimeve për marrëveshje, dëmton imazhin e autoriteteve të Kosovës para qytetarëve të saj, por dhe të atyre ndërkombetarë, pasi shpreh njëllojë ballkanizimi të diplomacise së tyre që nuk ndihmon, por dëmton procesin e dialogut dhe negociatave. Duke dënuar me forcën më të madhe veprimtarinë kriminale të bandave të armatosura serbe në veri të Kosovës të orkestruara nga serbomadhi Vuçiç dhe duke mbështetur fuqimisht të drejtën e qeverisë së Kosovës për vendosjen e integritetit teritorial në mbarë vendin, ju bëj thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA të dënojnë skenarin destabilizues të Beogradit në veriun e Kosovës, me të cilin presidenti Vuçiç kërkon të dështojë pa filluar negociatat mbi propozimin e fundit Franko-Gjerman për marrëveshje midis dy vendeve. Sikundër i bëj thirrje KFOR-it të përmbush të gjithë detyrimet e tij për t’i dhënë fund kësaj situate të krijuar dhe orkestruar nga Beogradi. Së fundi shtoj se pavarësisht nga kërcënimet dhe përpjekjet e Beogratit për destabilizm, siguria e Kosovës është pa dyshim e garantuar nga NATO. Prandaj u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës, të cilat në interes të vendosjes së dialogut, kanë dëshmuar fleksibilitet e pergjegjësi të lartë në qendrimet e tyre, të vazhdojnë të japin të gjithë ndihmën e mundeshme dhe të mos lejojnë qe spirali i dhunës të zëvendesojë dialogun dhe perspektivën e marrëveshjes së rëndesishme, jo vetëm për Kosoven por edhe për rajonin tonë. #sb

Të lidhura

Ilir Beqaj shtrihet me urgjencë: drejt rrëfimit apo drejt shpëtimit?
Aktualitet

Ilir Beqaj shtrihet me urgjencë: drejt rrëfimit apo drejt shpëtimit?

Shtrimi urgjent i Ilir Beqajt në spital ka ndezur sërish reflektorët mbi një nga figurat më të diskutuara të aferave...

11:42 15/07/2025
Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët
Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Dorëzohet padia e parë për ndotjen e ajrit nga djegia e mbetjeve

Një qytetare ka depozituar padinë e parë ligjore në lidhje me ndotjen e rëndë të ajrit të shkaktuar nga zjarri...

11:34 15/07/2025
Para
Covid-19 në vend! Bilanci i rasteve dhe viktimave gjatê 24 orëve të fundit

Covid-19 në vend! Bilanci i rasteve dhe viktimave gjatê 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ilir Beqaj shtrihet me urgjencë: drejt rrëfimit apo drejt shpëtimit?

Ilir Beqaj shtrihet me urgjencë: drejt rrëfimit apo drejt shpëtimit?

11:42 15/07/2025
Zjarri në Drenovë vijon ende të jetë aktiv, zjarrfikësit ‘në luftë’ me flakët

Zjarri në landfillin e Elbasanit/ Dorëzohet padia e parë për ndotjen e ajrit nga djegia e mbetjeve

11:34 15/07/2025
 Berat/ Humbin jetën burrë e grua, përfundon në spital vajza

Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

11:26 15/07/2025
Përfshihet nga flakët banesa në Fier

Përfshihet nga flakët banesa në Fier

10:49 15/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.