Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Inceneratori i Sharrës rrezikon falimentimin e Durrësit! Si favorizohen miqtë e ‘Rilindjes’ me skemën korruptive…

10:47 29/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Tërmeti i 26 nëntorit, ishte shkatërrimtar për qytetin e Durrësit.

Për fat të keq, shumë persona humbën jetën nën rrënoja, ku u shkatërruar qindra banesa e pallate, dhe shumë të tjera u shpallën të pabanueshme.

Si të mos mjaftonte kjo fatkeqësi natyrore, vetëm 3 javë pas tërmetit, me firmë të Edi Ramës, në cilësinë e kreut të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, ai mori një vendim për menaxhimin e mbetjeve të tërmetit në qytetin bregdetar.

Ky vendim solli një tender pa garë, me vlerë 15 milionë euro, apo 1.9 miliardë lekë, për inkapsulimin dhe rijetëzimin e venddepozitimit të mbetjeve në Porto Romano – i cili po hetohet për korrupsion nga SPAK.

Efekti do të vinte zinxhir, dhe kjo mbyllje e Porto-Romanos, e ka lënë Durrësin pa një vend depozitimi mbetjesh. Jo vetëm kaq, por bashkia e dytë më e madhe e Shqipërisë, është një ‘emergjencë mjedisore’.

Kalimi i mbetjeve në Sharrë

Ky fakt, e ka detyruar bashkinë që të negociojë për depozitimin e mbetjeve me koncesionarin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë – kompaninë ‘Integrated Energy B.V SPV’, kompani pas së cilës janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, biznesmenë të afërt me qeverinë e Rilindjes.

‘Na u desh që të rrisnim presionin mbi bashkinë e Durrësit për këtë marrëveshje të rëndësishme,’ tha Rama në një intervistë televizive, ndërsa shtoi se procesi i tranzitimit të mbetjeve të Durrësit drejt Tiranës po asistohej nga agjencia përkatëse shtetërore.

Tarifat që ‘falimentojnë’ Durrësin

Në pamje të parë, depozitimi i mbetjeve të Durrësit në Sharrë nuk ka kosto shtesë për kompaninë koncesionare, madje mund të sjellë përftime shtesë nga shitja e skrapit dhe e energjisë elektrike.

Megjithatë, dokumentet zyrtare të siguruara nga BIRN tregojnë se pas mbylljes së venddepozitimit të mbetjeve në Porto Romano – bashkisë së rrënuar nga tërmeti po përpiqen që t’i imponojnë herë me kërcënime ligjore dhe herë me premtime për kompensim të kostove, një tarifë për trajtimin e mbetjeve në Sharrë së paku me 24 euro për ton.

Së bashku me kostot e transportit, kjo tarifë ndëshkuese do t’i sillte bashkisë së Durrësit çdo vit miliona euro kosto shtesë për menaxhimin e mbetjeve urbane – para që arka e qytetit bregdetar nuk i ka. Ndërkohë, kompania e mbetjeve të Sharrës pritet të fitojë miliona euro shtesë nga taksapaguesit.

‘Durrësin e merr me një kosto të majme, pa tender dhe pa konkurrim, asnjë vendim se mbi çfarë treguesish janë fiksuar kostot,’ i tha BIRN ekonomisti Zef Preçi. ‘Kjo është një vendimmarrje e qëllimshme që çon në favorizime korruptive,’ shtoi ai.

Këshilli i Ministrave nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, AKUM dhe Ministria Energjisë dhe Infrastrukturës, MEI, thanë se të gjitha përgjegjësitë për menaxhimin e mbetjeve bien mbi pushtetin vendor.

‘AKUM nuk ka tagër ligjor të detyrojë Bashkinë Durrës apo qoftë ndonjë institucion tjetër në nivel vendor apo qendror,’ tha në një përgjigje me shkrim Agjencia.

MEI mohoi të kishte ndonjë rol në ndërtimin e një marrëdhënieje kontraktore midis bashkisë dhe inceneratorit të Sharrës.

‘Është e kuptueshme që lidhur me negocime me koncesionarin për shërbime, apo tarifa që mund të vendosen nga ky i fundit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, referuar dhe fushës së saj të përgjegjësisë, referuar dhe institucioneve përgjegjëse për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme, nuk ka ndërmarrë një hap të tillë,’ tha MEI.

/Burimi: BIRN/Autor: Besar Likmeta/Përshtati: GazetaReforma.com/

Etiketa: durresiInceneratorSharra

Të tjera

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje për atentatin e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, duke...

14:03 28/04/2026
Para

Deklarata provokuese e Daçiç, ja si e paralajmëron arrestimin e Hashim Thaçit (DETAJE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

11:16 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.