Tag: arrestuan

Lajmet e fundit

“Si duhet të sillem unë?!” – Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen pas 32 vitesh gjyqe për pronën familjare në Pogradec Maria Poradeci, vajza e poetit të njohur shqiptar Lasgush Poradeci, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj institucioneve të drejtësisë, duke denoncuar një kalvar 32-vjeçar gjyqesh e padrejtësish për një pronë familjare në qytetin e Pogradecit. Në një status të gjatë dhe emocional në Facebook, ajo rrëfen betejën shumëvjeçare për rikthimin e një prone me dokumentacion të rregullt që daton që nga koha e Mbretit Zog, duke ngritur akuza të forta për korrupsion dhe pandëshkueshmëri. “Për një copë tokë për të ndërtuar ‘1 Maji’ në Pogradec, që ndodhet 3 metra larg lokalit (është kopsht për lokalin), me dokumente të kohës së Zogut, me fitim gjyqi në 3 shkallë për të drejtën e parablerjes së pistës së vallëzimit që është në këtë tokë, me fitim gjyqi në 3 shkallë për kontratë të pavlefshme… Kam 32 vjet gjyqe, zyrave dhe nuk e gjej dot drejtën sepse paraja i ka bërë bllok. Unë, gjyqeve, AI ‘pronarit’ të lokalit vazhdoj biznesin dhe me paret që fitoj mbi pronën time paguaj çdo shtetar. Korrupsioni i shtetit vazhdon… Tridhjetedy vite — një jetë. Si duhet të sillem unë?!”, shkruan ajo. Reagimi i Poradecit vjen në një moment kur çështja e pronave ka rikthyer vëmendjen publike, pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit. Rasti i saj është një tjetër dëshmi e luftës së gjatë që shumë qytetarë zhvillojnë për të drejtën e pronës, mes zvarritjes së proceseve gjyqësore, ndikimit të parave dhe mungesës së zbatimit të vendimeve të formës së prerë. Në fund të statusit të saj, Maria Poradeci lë pezull një pyetje të fortë: “Si duhet të sillem unë?!”, duke reflektuar zhgënjimin e thellë dhe mungesën e shpresës ndaj një sistemi që, sipas saj, është i kapur nga korrupsioni.

Horoskopi: 8 tetor 2025

Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë