Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Strehimi i disidentëve iranianë në Shqipëri, “EU Reporter”: Jemi të shqetësuar për të drejtat e tyre

15:39 03/08/2023
Reading Time: 4 min lexim

Shqipëria është streha më e madhe e anëtarëve të organizatës së Muxhahedinëve Popullorë të Iranit, që  prej vititi 2013 kur filloi vendosja e tyre në  vendin tonë.

Në vitin 2014, Kryeministri Edi Rama pranoi strehimin e qindra muxhahedinëve të tjerë, dhe që atëherë numri i opozitarëvë iranianë ka mbërritur në mbi 3000.  Rreth para një muaji Policia e Shteti ndërmori një  aksion në kampin e MEK në Manëz, i cili u kundërshtua fort nga anëtarët e saj madje u pretendua edhe për një viktimë .

Ndërkohë që EU Reporter shpreh shqetësimin në lidhje me këtë komunitet që  jeton në  Shqipëri, të cilin ne e mirëpritëm si “heronj” para syve të botës.

MEK përjetoi një  “tronditje” gjë  që  ka ndikuar që  dita ditës të zgjedhin të  largohen nga Shqipëria. Ndërkohë që  edhe pse morëm vëmendjen e botës duke mbështetur lëvizjet kundër diktaturës dhe u vlerësuam për strehimin e muxhahedinëve, si për ironi duhet të  themi që  në  një  “epokë ” urdhër arrestesh ndaj ish zyrtarëve të  lartë të qeverisë  shqiptare, Irani mund të  konsiderohet si një  opsion për t’u arratisur.

Theksojmë  që  qeveria shqiptarë  ka ndërprerë  marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe nuk ka marrëveshje ekstradimi, kështu që  mund të konsiderohet si një  shtet strehimi ideal për arratisje.

EU Reporter

Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan zhvilloi një seancë dëgjimore më 26 korrik për të diskutuar mbi disa emërime të Departamentit të Shtetit të mbetur pezull, përfshirë atë të Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Në komunikimin me të emëruarin James Obrien, Kryetari i Komitetit Robert Menendez ngriti çështjen e personave që kërkojnë azil në zonën e aktivitetit të tij dhe iu referua në veçanti komunitetit prej rreth 3000 azilantëve iranianë që prej disa vitesh jetojnë në Shqipëri.

“Më 20 qershor, qeveria shqiptare mësyu në kampin Ashraf 3”, tha Menendez, duke shtuar se ka pasur “versione të ndryshme” të operacionit.

Sipas lajmeve, një rezident u vra gjatë operacionit policor dhe një numër të tjerësh pësuan dëmtime që kërkonin trajtim në spital. Shqipëria pranoi të strehonte mijëra anëtarë të lëvizjes kryesore opozitare iraniane, Organizata e Muhaxhedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), disa vjet më parë.

Menendez u shfaq skeptik për motivet e mësymjes kur ngriti çështjen në seancën e së mërkurës. Nga njëra anë, ai i shprehur mirënjohjen Shqipërisë që pranoi të ndihmonte në shpërnguljen e anëtarëve të MEK nga ish-baza ushtarake amerikane Camp Liberty në Irak, ku ata ishin bërë objekt sulmesh të përsëritura nga ana e regjimit iranian. Por nga ana tjetër ai theksoi se “nëse kërkon strehim, pa diskutim që duhet të jesh në pozita për ta ditur nëse ai strehim është i sigurt”.

Obrien ishte dakord për të dyja pikat, duke thënë “bashkohem me ju në vlerësimin e Shqipërisë, e cila ka qenë një vend shumë i rëndësishëm strehimi për një numër njerëzish që kanë kërkuar azil”. Ai vazhdon me premtimin se do ta shqyrtonte operacionin në Ashraf 3 dhe do të raportonte për konkluzionet e arritura në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë.

I pyetur nga Menendez nëse do t’u “përkushtohej mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të rezidentëve të Camp Ashraf”, Obrien u përgjigj “absolutisht”.

Edhe disa ligjvënës të tjerë amerikanë kanë shprehur shqetësim për sigurinë e rezidentëve të kampin, shpesh duke ua bashkuar këto çështje kërkesave për përkrahje ndërkombëtare për protestat pro-demokraci në Iran, të cilat kanë qenë veçanërisht të dukshme që nga shtatori i kaluar, kur një revoltë kombëtare mori shkas nga vdekja e një gruaje kurde 22-vjeçare, Mahsa Amini, nga duart e policisë.

Për këtë qëllim, Përfaqësuesit Lance Gooden (PR-Texas) dhe Steve Cohen (PD-Tennessee) paraqitën një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve më 27 korrik, duke dënuar qeverinë iraniane për goditjet kundër disidencës, veçanërisht masakrën e vitit 1988 mbi të burgosurit politikë, e cila synonte kryesisht anëtarët dhe mbështetësit e MEK. Rezoluta identifikoi protestat e fundit si “të rrënjosura në më shumë se katër dekada të rezistencës së organizuar” që regjimi iranian u përpoq pa sukses ta shuante duke vrarë deri në 30,000 disidentë dhe aktivistë gjatë verës së vitit 1988. Prandaj, ajo i kërkoi Këshillit të Drejtave të Njeriut të OKB të përfshinte hetimet për atë masakër si pjesë e hetimit të tij të vazhdueshëm për shtypjen e kryengritjes së shtatorit.

Rezoluta deklaronte se SHBA duhet të përfshihet në çdo hetim ndërkombëtar për vrasjet pa gjyq të disidentëve iranianë dhe të protestuesve më 1988. Rezoluta theksoi edhe se mbi 900 rezidentët e Ashraf 3 janë ish të burgosur politikë që mund të dëshmojnë për detajet e masakrës dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë iranianë, mes tyre edhe të presidentit aktual Ebrahim Raisi.

Dhe vërtet, disa nga rezidentët dhanë dëshmi të tilla më 2021 në kuadrin e procesit në Suedi kundër Hamid Noury, ish-zyrtar burgu në Iran, i akuzuar për krime lufte dhe vrasje masive.

Rezoluta e Dhomës së Ulët të Kongresit i shprehur mirënjohje Shqipërisë, por edhe shqetësimin për zgjatjen e përkushtimeve të saj.

Ajo i bëri thirrje “qeverisë së Shteteve të Bashkuara, që në bashkëpunim me aleaten tonë Shqipërinë, të sigurojë mbrojtje të plotë të refugjatëve politikë iranianë në Ashraf 3 në Shqipëri dhe t’u sigurojë atyre të gjitha përfitimet nga të drejtat e përcaktuara nga Konventa e Gjenevës e vitit 1951 dhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përfshirë të drejtën e jetës, lirisë e sigurisë, dhe mbrojtjen e pronës, si dhe lirinë e fjalës e të grumbullimit”.

 

 

Të lidhura

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro
Bota

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

Në Francë ka hyrë në fuqi një ligj i ri që ndalon pirjen e duhanit në parqe publike, plazhe dhe...

18:40 29/06/2025
Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë
Aktualitet

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

Ylli Didani, 43-vjeçari shqiptar i njohur si “Mbreti i Drogës”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet amerikane për...

14:40 29/06/2025
Para
Dështimi i kontratës së markimit të naftës që do përfundonte më 1 gusht/ 32 mln euro në  “kosh” dhe pse kompanitë vijojnë të paguajnë tarifën për koncesionarin

Dështimi i kontratës së markimit të naftës që do përfundonte më 1 gusht/ 32 mln euro në "kosh" dhe pse kompanitë vijojnë të paguajnë tarifën për koncesionarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

18:40 29/06/2025
Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

14:40 29/06/2025
Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.