Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dështimi i kontratës së markimit të naftës që do përfundonte më 1 gusht/ 32 mln euro në “kosh” dhe pse kompanitë vijojnë të paguajnë tarifën për koncesionarin

16:02 03/08/2023
Reading Time: 3 min lexim

Të luftosh kontrabandën apo fenomenin e informalitetit nëpërmjet kontratave koncesionare, me sa duket po ngjan si lufta me mullinjtë e erës.

Operatorët e karburanteve vijojnë të paguajnë tarifën e koncesionit të markimit të naftës, pavarësisht se afati për mbylljen e kontratës pritej data 1 gusht 2023.

Importuesit e naftës pohojnë se në rast se nuk paguajnë tarifën e markimit nuk iu mundësohet zhdoganimi i karburanteve.

“Nuk ka një autoritet që të ndjekë se si zbatohet kontrata dhe kjo është akoma më skandal se vetë kontrata”, pohuan drejtues të Shoqatës së Hidrokarbureve.

Pagesat për markimin e naftës ndaj koncensionarit janë përtej afatit të përfundimit të kontratës të deklaruar zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave që i referohej vendimit të miratuar në vitin 2013 që përcakton datën efektive të nisjes së kontratës.

Në fakt, pagesa e këtij koncesioni bëhet direkt nga konsumatorët në çmimin e naftës, teksa operatorët thonë se vetëm ky koncesion e rrit çmimin me rreth 1 lekë për litër, ose rreth 7.6 milionë euro në vit. Që nga fillimi i këtij koncesioni, konsumatorët kanë paguar rreth 32 milionë euro në çmimin e naftës, sipas të ardhurave të deklaruara në bilanc nga koncesionari, ndërkohë që nuk ka të dhëna se sa efektiv ka qenë ai për luftimin e evazionit.

Afatet

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave pohoi më herët për Monitor se afati i përfundimit të kontratës është 1 gushti i këtij viti sipas parashikimeve të VKM nr.632, 31.07.2013 që ndryshoi me VKM nr.498, datë 30.05.2013 datën efektive të nisjes së kontratës koncensionare me afat 10 vjeçar nga 1 korrik më 1 gusht 2013.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk iu përgjigj kërkesës për informacion të Monitor për vijimin e pagesës së tarifës së koncesionit nga operatorët pas datës 1 Gusht, si dhe kur do të ndërpriten ato dhe se si do të vijojë më tej ky shërbim.

Shoqata e Hidrokarbureve deklaroi edhe më herët se operatorët e naftës po paguajnë prej muajsh tarifën e koncesionit të markimit në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tyre kontrata ka përfunduar më 26 shkurt 2023 referuar anekseve të saj.

Të njëjtën datë të përfundimit të aktivitetit ka deklaruar në QKB edhe kompania koncesionare Global Fluid International (GFI). Kompanitë kërkuan ndërprerjen e pagesave, pasi janë antiligjore, investigon MONITOR.

Edhe sot, 10 vite nga zbatimi i kontratës së koncesionit për markimin e naftës, ende nuk ka të dhëna konkrete nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD) se sa i efektshëm ka qenë financiarisht koncesioni me luftën kundër kontrabandës.

DPD pohoi për “Monitor” se procesi i gjurmimit të naftës ka funksionuar normalisht, ndërsa për pyetjen se sa janë rastet e zbulimit të naftës kontrabandë nëpërmjet gjurmimit nga kontrata koncesionare, nuk bëri koment.

Për rrjedhojë për Doganat evazioni në sektorin e karburanteve rezulton të zbulohet në rast mospagese të akcizës nga operatorët, ndërsa nuk ka raste kontrabande apo informaliteti që deri tani të jenë zbuluar nëpërmjet kontratës koncesionare.

“Kontrata koncesionare e lidhur ndërmjet Autoritetit Kontraktues me kompaninë koncesionare ‘Global Fluids Internationals’ (GFI) ka si objekt markimin/shenjimin dhe monitorimin karburanteve, me qëllim përfundimtar kontrollin cilësor dhe mbledhjen e të ardhurave.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në cilësinë e “Autoritetit”, nëpërmjet strukturave të saj, ka bashkëpunuar dhe operuar me GFI në lidhje me kontrollin dhe monitorimin e produkteve hidrokarbure me synimin e qartë verifikimin e markimit të këtyre produkteve dhe për rrjedhojë, edhe shlyerjen e detyrime fiskale, raporton MONITOR.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
Horoskopi sot, 4 gusht 2023

Horoskopi sot, 4 gusht 2023

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English