Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK kërkon gjykimin e 17 të pandehurve për serat me kanabis në Berat

14:23 06/01/2025
Reading Time: 4 min lexim

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar një hetim dyvjeçar dhe ka dërguar për gjykim 17 persona të akuzuar për kultivim dhe shitje narkotikësh, si dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal për kultivimin e kanabisit në Berat.

Hetimet zbuluan se grupi drejtohej nga Blerim Xheka dhe Sadetin Hasaj, dhe se gjatë periudhës 2021-2022 u kultivuan 1.8 ton kanabis.

Grupi kriminal përdorte katër sera të mbyllura, me sistem të instaluar elektrik dhe furnizim me ujë, për të kultivuar kanabis sativa. Në 10 nëntor 2022, u sekuestruan 871.4 kg kanabis, armë zjarri dhe municion luftarak.

Të pandehurit përfshijnë emra si Blerim Xheka, Sadetin Hasaj, Sidrit Bisha, Endriol Xheka, dhe 13 të tjerë.

Akuzat përfshijnë “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve”, “Kultivimin e bimëve narkotikë”, dhe “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Hetimet vazhdojnë për persona të tjerë të paidentifikuar.

Njoftimi i SPAK:

Në përfundim të aktivitetit hetimor në kuadër të procedimit penal Nr. 5, viti 2023, dhe pas një hetimi dyvjeçar ndaj 113 (njëqind e trembëdhjetë) personave, përfshirë 95 gra dhe vajza, Prokuroria e Posaçme ka ndarë aktet hetimore. Për 93 prej këtyre grave dhe vajzave është shpallur moskompetenca lëndore për hetim dhe gjykim, duke dërguar aktet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku janë kryer veprat penale. Po ashtu, janë ndarë aktet hetimore edhe për 3 (tre) nga të hetuarit aktualisht, ndërkohë që hetimet përfshijnë edhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar saktësisht.
Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur më 30.12.2024, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për gjykimin e çështjes ndaj 17 të pandehurve të akuzuar, duke bashkëlidhur aktet e procedimit penal nr. 5/1, viti 2023.
Të pandehurit janë:
Blerim Xheka
Sadetin Hasaj
Sidrit Bisha
Endriol Xheka
Jurgen Ujkaj
Suad Smakaj
Samoel Lushaj
Mirvaldo Disha
Hamdi Dyli
Arben Vrapi
Adiol Çifliku
Lulzim Bushataj
Mustaf Manej
Bashkim Mema
Edison Mema
Drita Mema
Izmire Mema
Akuzat
Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit”,  të parashikuara nga nenet 283 paragrafi 2, 284 paragrafi 2, 28/4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, veprime që janë kryer në zonën e Rërës, Drenovicë (Berat), në një hapësirë toke nga 10 deri në 20-27 dynym, ku janë gjetur katër sera të mbyllura me plastmasë dhe të instaluara linja elektrike dhe furnizimi me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave.
Tipologjia e aktivitetit kriminal
Organizimi i aktivitetit kishte nisur në Dhjetor të vitit 2021, ndërsa u shtri gjatë periudhës Qershor-Nëntor 2022 dhe më datë 10.11.2022 u gjet dhe sekuestrua sasia prej 871.4 kg kanabis (produkt bime “canabis sativa L”), e cila u zbulua në 769 arka plastike dhe brenda 11 thasëve prej plastmasi ngjyrë të zezë, gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak. Nga aktiviteti rezulton të jetë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa.

Organizimi, drejtimi dhe financimi i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”,  organizimi, drejtimi dhe financimi i “Kultivimit të bimëve narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer më shumë se një herë, bëhej nga të pandehurit Blerim Xheka e Sadetin Hasaj.
Aktiviteti i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe i “Kultivimit të bimëve narkotike” ushtrohej dhe mbikqyrej njëherazi nga të pandehurit; Sidrit Bisha, Endriol Xheka, Jurgen Ujkaj, Suad Smakaj, Samoel Lushaj e Mirvaldo Disha.
Të pandehurit; Blerim Xheka, Sadetin Hasaj, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Hamdi Dyli dhe Samoel Lushaj mbanin dhe armë pa leje në mbrojtje të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm.
Aktiviteti i “Kultivimit të bimëve narkotikëve” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” ushtrohej kryesisht nga të pandehurit; Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Sipërfaqet e tokave ishin marrë më parë me qera, nga të pandehurit; Hamdi Dyli e Arben Vrapi dhe familjarët e tyre (përmes kontratave). Pasi janë siguruar farat e kanabisit dhe fidanët dhe janë marrë dhe banesa me qera në Berat, për të qenë më afër aktivitetit ditor, është ngritur infrastruktura për mbjelljen dhe kultivimin e tyre, me qëllim shitjen e mëtejshme- e kryer nga Korriku 2022; të gjithë pandehurit dhe veçanërisht dy të akuzuarat femra, janë marrë me “rekrutimin” e krahut të punës/fuqisë punëtore nga qytete e rrethina të Shqipërisë, kundrejt joshjeve për pagesa të mira ditore për të  punuar në sera, transport falas dhe sigurimit të fjetjes në ambientet sera, ku ishin krijuar edhe fjetore. Të pandehurit janë angazhuar aktivisht në kujdesin ndaj bimëve narkotike, mbarëvajtjes së aktivitetit kultivues, prerjes, tharjes e pastrimit të boçeve të kanabisit, shitjes së mëtejshme, shpenzimeve për mjete të domosdoshme pune, ushqime e medikamente për bimët, medikamente mjekësore si dhe pagesat e punëtoreve në sera.

Hetimet nxjerrin përfshirjen edhe të personave të tjerë, josaktësisht të identifikuar në kryerjen e këtij aktiviteti të kundraligjshëm në Grup të Strukturuar Kriminal, dhe ndaj të cilëve vijon të kryhen hetime të mëtejshme.

Etiketa: beratSPAK

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e...

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë
Aktualitet

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 54.33% të...

11:39 13/05/2025
Para
Meta: Një gjë duhet ta dijë SPAK-u se s’do u them tarallaku, PL nuk sekuestrohet

Ilir Meta para SPAK, nesër merret në pyetje si person nën hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.