Skip to content
Të Gjitha

Skandali me kompaninë fituese të tenderit për “Unazën e Madhe”/ Kreu i ARRSH jep llogari para Prokurorisë

· 1 min lexim

Skandali i zbuluar me kompaninë ‘DH Albania” , e cila ishte kompania që kishte fituar tenderin për ndërtimin e lotit të parë të projektit të ‘Unazës së Madhe,’ ka sjellë para Prokurorisë së Tiranës drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro.

Për këtë çështje janë marrë në pyetje 5 zyrtarë të ARRSH-së deri më tani, ndërsa sot, akuza është duke pyetur drejtorin e këtij institucioni.

Qëndro do të japë shpjegime në lidhje me tenderin e lotit të parë, pasi Prokuroria ka nisur një hetim, ku dyshohet se janë falsifikuar dokumentet e kompanisë fituese.

ARRSH në datën 12 dhjetor të vitit të kaluar ka kallëzuar penalisht kompaninë në Prokurorinë e Tiranës.

Në shkresën drejtuar organit të akuzës nënvizohen dy akuza për “DH Albania”, konkretisht falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim.

ARRSH i ka nisur edhe një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “BibaX” dhe “DH Albania”.