Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal në shëndetësi: Pas 10 vitesh nga vendimi i qeverisë, Shqipëria pa të dhëna zyrtare në regjistrin për kancerin

12:11 10/02/2026
Reading Time: 3 min lexim

Një tjetër problematikë serioze është evidentuar në sistemin shëndetësor shqiptar lidhur me funksionimin e Regjistrit Kombëtar të Kancerit. Pavarësisht se që prej vitit 2014 ekziston një vendim i Këshillit të Ministrave për ngritjen dhe funksionimin e këtij regjistri, pas më shumë se një dekade mungojnë raportet e monitorimit dhe vlerësimit për sëmundjet tumorale në Shqipëri.

Prej kohësh, CNA ka publikuar raportime të bazuara në auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi trajtimin e sëmundjeve tumorale dhe barnat onkologjike të përdorura për pacientët. Në këtë rast, fokusi është te mungesa e të dhënave zyrtare dhe funksionale për monitorimin e kancerit në nivel kombëtar.

Sipas VKM nr. 327, datë 28.05.2014, Regjistri Kombëtar i Kancerit ka për detyrë të mbledhë, analizojë dhe publikojë të dhëna mbi incidencën, vdekshmërinë dhe mbijetesën nga kanceri. Megjithatë, sipas gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucioni përgjegjës për këtë proces, Instituti i Shëndetit Publik, nuk disponon të dhëna të plota për rastet e reja, ecurinë e sëmundjes apo vdekshmërinë nga kanceri.

“Mbi masat e marra në kuadër të monitorimit të kancerit në Shqipëri, Këshilli i Ministrave me VKM nr. 327, datë 28.05.2014 ‘Për përcaktimin e formatit dhe mënyrës së mbledhjes e të raportimit të të dhënave nga ofruesit e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, publik ose privat’, ka miratuar sistemin e raportimit të të dhënave për funksionimin e Regjistrit Kombëtar të Kancerit. Funksioni i Regjistrit të Kancerit është të grumbullojë, të krahasojë, të analizojë dhe të interpretojë të dhënat e incidencës së kancerit, vdekshmërisë dhe mbijetesës”, thuhet në raportin e KLSH.

Nga verifikimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk disponon raporte monitorimi dhe vlerësimi për Programin Kombëtar të Kontrollit të Tumorit. Po ashtu, nuk janë marrë masa për funksionimin real dhe të përditësuar të Regjistrit Kombëtar të Kancerit dhe nuk janë përcaktuar objektiva të qarta për depistimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës në Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë 2021–2030.

“Konstatohet se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale:
a. nuk disponon raporte monitorimi dhe vlerësimi për ecurinë e tumorit;
b. nuk ka marrë masa që Regjistri Kombëtar i Kancerit të ketë të dhëna në kohë reale për rastet e reja, ecurinë e sëmundjeve tumorale dhe mortalitetin e shkaktuar nga kanceri;
c. nuk ka përcaktuar qartë objektivat në lidhje me numrin e depistimeve të kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës në Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë 2021–2030”, thuhet në raport.

Mungesa e këtyre të dhënave ka ndikim të drejtpërdrejtë në planifikimin e politikave shëndetësore. Pa statistika të sakta, nuk është e mundur të vlerësohet efektiviteti i masave të ndërmarra apo të planifikohen nevojat reale për shërbime shëndetësore dhe barna onkologjike.

Problemi reflektohet edhe në planifikimin buxhetor. Fondet për QSUT “Nënë Tereza” parashikohen në kuadër të Programit Buxhetor Afatmesëm, por pa tregues performance dhe pa të dhëna të sakta mbi ngarkesën onkologjike, buxheti nuk lidhet drejtpërdrejt me nevojat reale të pacientëve.

Sipas raportit, mungesa e statistikave e bën të pamundur parashikimin e nevojave për investime dhe shërbime në kohë. Po ashtu, mungesa e depistimeve çon në diagnostikim të vonuar të sëmundjes, ulje të shanseve për mbijetesë dhe rritje të kostove të trajtimit.

Në mungesë të një databaze funksionale dhe transparente, monitorimi i sëmundjeve tumorale në Shqipëri mbetet i pamjaftueshëm, ndërsa planifikimi strategjik dhe buxhetor vijon të bëhet pa të dhëna të plota dhe të përditësuara.

Të tjera

Burg përjetë për vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi?
Aktualitet

Burg përjetë për vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi?

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian...

11:19 26/03/2026
Sot ndeshja historike Poloni – Shqipëri në Varshavë, Sylvinho lë në tribunë Asanin dhe dy të tjerë
Kryesore

Sot ndeshja historike Poloni – Shqipëri në Varshavë, Sylvinho lë në tribunë Asanin dhe dy të tjerë

Kombëtarja shqiptare zbret sot në mbrëmje në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, teksa përballet me...

10:54 26/03/2026
Para
Ka një shprehje të vjetër: “Kur je në gropë, mos vazhdo të gërmosh”

Ka një shprehje të vjetër: "Kur je në gropë, mos vazhdo të gërmosh"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Burg përjetë për vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi?

Burg përjetë për vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi?

11:19 26/03/2026
Sot ndeshja historike Poloni – Shqipëri në Varshavë, Sylvinho lë në tribunë Asanin dhe dy të tjerë

Sot ndeshja historike Poloni – Shqipëri në Varshavë, Sylvinho lë në tribunë Asanin dhe dy të tjerë

10:54 26/03/2026
“Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptare: “Shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3”

“Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptare: “Shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3”

20:31 25/03/2026
Nga “Ricky” te “Fantazma”, Dubai strehë gjithnjë e më e pasigurt për bosët e krimit shqiptar

Nga “Ricky” te “Fantazma”, Dubai strehë gjithnjë e më e pasigurt për bosët e krimit shqiptar

14:42 25/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.