Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sigurimi nga tërmetet, alternativat që mund të aplikohen dhe përfitimet

14:41 04/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Banka Botërore, me një angazhim pas tërmetit të 2019-s që goditi vendin, parashikon ta zgjasë atë edhe me projekte të reja, që do të zbatohen ose si pjesë e projekteve ekzistuese, ose nën asistencë të re.

Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, në një intervistë për “Monitor”, jep detaje mbi fushat që do të mbulojë ky angazhim në të ardhmen dhe thekson se ekspozimi i vendit ndaj fatkeqësive natyrore duhet të trajtohet në mënyrën e duhur, për të garantuar qëndrueshmëri.

I pyetur për sigurimin ndaj fatkeqësive, Salinas shprehet se modelet në botë janë të shumta, duke pasur parasysh veçoritë e ndryshme të vendeve dhe Shqipëria duhet të zgjedhë modelin që i përshtatet më mirë. Prezantimi i një programi sigurimi ndaj katastrofave vlerësohet nga Banka i nevojshëm për të garantuar qëndrueshmëri financiare në raste të vështira, si për njerëzit, edhe për qeverinë.

 

Jemi pas dy vitesh nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, i cili pati pasoja të jashtëzakonshme shkatërruese. Si e shihni ju bilancin, në kushtet ku ndodhemi sot, që shënon procesi i rindërtimit për minimizimin e pasojave?

Menjëherë pas tërmetit, qeveria e Shqipërisë, me mbështetjen e Bashkimit Europian (BE), institucioneve financiare ndërkombëtare dhe partnerëve bilateralë arriti të mobilizonte një mbështetje të paprecedentë financiare për të mbështetur kapërcimin e pasojave. Procesi i rindërtimit ka vazhduar, pavarësisht kufizimeve që u vendosën nga pandemia dhe parimet e “Ndërto Sërish më Mirë” janë zbatuar deri në masën që ka qenë e mundur, mbështetur edhe nga një kuadër ligjor i përmirësuar.

Përpara tërmetit, në verën e vitit 2019, qeveria miratoi ligjin 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, që ndjek një qasje të re dhe bashkëkohore për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë. Pas tërmetit u lëshuan një sërë dekretesh dhe udhëzimesh në funksion të rindërtimit të shpejtë dhe rikuperimit.

Së fundmi janë miratuar edhe një sërë aktesh nënligjore, që e bëjnë ligjin e vitit 2019 më të zbatueshëm dhe kjo për shembull lidhet me nisjen e një vlerësimi mbi rreziqet dhe zhvillimin e një strategjie të re për uljen e rrezikut nga fatkeqësitë. Kjo tregon angazhime serioze politikash për të minimizuar ndikimet nga fatkeqësitë natyrore në të ardhmen.

 

Në çfarë forme po e asiston Banka Botërore Shqipërinë në përpjekjen për të marrë veten nga pasojat e tërmetit? Çfarë është bërë deri më tani?

Vetëm tri javë pas tërmetit, Banka Botërore bëri një Vlerësim të Shpejtë Global për Dëmet pas Fatkeqësive (GRADE), i cili dha një kontribut domethënës për Vlerësimin e Nevojave pas Fatkeqësive (PDNA) që u publikua në shkurt 2020.

Së bashku me qeverinë, rishikuam projektet në zbatim për të marrë në konsideratë rialokime potenciale të burimeve, për të adresuar kërkesat urgjente. Nën projektin në vazhdim “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor” (HSIP) po mbështesim rindërtimin e Spitalit të Laçit (rreth 3 milionë euro) dhe një pjesë të Spitalit të Pediatrisë në QSUT që u dëmtua nga tërmeti (rreth 1.5 milionë euro).

Nën projektin mbi Sigurinë dhe Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bazë të Performancës, Banka dha mbështetje për rehabilitimin e segmentit kombëtar rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa, për të përmirësuar aksesin në zonën e dedikuar për ndërtimet e reja rezidenciale dhe ato të shërbimeve për familjet që humbën shtëpitë.

Ne kemi punuar me qeverinë për të prodhuar një sërë dokumentesh analitike dhe udhëzues për të mbështetur politikat dhe vendimmarrjen sa i takon qëndrueshmërisë ndaj rrezikut dhe financimit të rrezikut nga fatkeqësitë përfshirë

(i) një diagnozë për financimin e rrezikut nga fatkeqësitë

(ii) Vlerësimin e gatishmërisë për emergjencat dhe kapacitetet reaguese dhe një plan për të përmbushur boshllëqet e identifikuara

(iii) vlerësim i ndikimeve të pandemisë dhe fatkeqësive mbi firmat

(iv) vlerësim i ndikimeve fiskale të fatkeqësive

(v) udhëzues për përmirësimin e dëmtimeve nga fatkeqësitë, vlerësimin e humbjeve dhe bërjen e informacionit mbi katastrofat më të aksesueshëm

(vi) udhëzues dhe trajnim për baskitë, për të aksesuar, për të përdorur dhe për të menaxhuar informacionin e menaxhimit të katastrofave dhe

(vii) vlerësimin e përshkallëzueshmërisë së programeve të mbrojtjes sociale në Shqipëri.

Si pjesë e programit të Ministrisë së Arsimit, 500 nxënës nga moshat 6-18 vjeç, në 48 shkolla në zonat më të prekura nga tërmeti, përfituan tablete, financuar nga donacionet e stafit të Bankës Botërore dhe mbështetur nga UNICEF./monitor.al

 

Të lidhura

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias
Aktualitet

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

Kryetarja aktuale e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani është duke ecur në të njëjtën rrugë me ish-kryetarin të cilin zëvendëson....

18:23 08/06/2025
Para
“Po të isha i vaksinuar do të isha në shtëpi me fëmijët”, Rama publikon mesazhet e pacientëve me COVID

"Po të isha i vaksinuar do të isha në shtëpi me fëmijët”, Rama publikon mesazhet e pacientëve me COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

18:56 08/06/2025
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

18:23 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.