Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria/ Investimet e huaja arrijnë rekord, por investitorët realë nuk na “duan”

09:03 19/03/2024
Reading Time: 2 min lexim

Në vitin 2022 investimet e huaja direkte arritën në 1.4 miliardë euro, duke shënuar një rekord historik. Edhe për 9 mujorin 2023, kur janë të disponueshme të dhënat, që publikohen nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja kanë vijuar tendencën rritëse, duke arritur në 1.1 miliardë euro. Rreth një e pesta e tyre i përkasin sektorit të pasurive të paluajtshme, që janë kryesisht blerje pronash nga të huajt, më pas renditet industria nxjerrëse dhe në vend të tretë janë aktivitetet financiare, që janë kryesisht rritje e kapitalit të bankave, si rrjedhojë e kërkesave rregullatorë të Bankës së Shqipërisë.

Pavarësisht shifrës së lartë të deklaruar vendit duket se i mungojnë investimet e mëdha e cilësore që sjellin vlerë të shtuar dhe hapjen e vendeve të reja të punës, siç po ndodh p.sh. në Serbi, apo në Maqedoninë e Veriut. Realisht, Shqipëria jo vetëm që është më pak tërheqëse për tërheqjen e investimeve te huaja reale, por dhe interesi për të është ulur ndjeshëm.

Sipas Indeksit Global të Mundësive 2024” (GOI), Shqipëria është vendi i fundit në rajon që investitorët e huaj mund ta shohin si një terren për të investuar. Vendi ynë është përkeqësuar me 6 vende krahasuar me një vit më parë, duke u renditur në vendin e 73, shumë më poshtë vendeve të rajonit. Në indeks janë marrë në analizë 5 komponentë. Shqipëria performon më mirë në “Perceptimin e Biznesit”, që lidhet kryesisht me masat dhe kufizimet që has biznesi, si dhe masat lehtësuese për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke u renditur në vendin e 62.

Në të njëjtin pozicion qëndron edhe sa i përket “Bazave ekonomike”, që lidhen me parashikimin makroekonomik të vendit, kualifikimin e fuqisë punëtore dhe potenciali për zhvillimin inovativ të vazhdueshëm, përmirësimi i mjedisit për rritjen e investimeve. Por krahasuar më një vit në parë në të dyja komponentët ka një përkeqësim të lehtë. E renditur në vendin e 67, një përkeqësim me 7 vende ka pësuar Shqipëria, në “Standardet dhe politikat ndërkombëtare”, që kanë të bëjnë me faktin se sa i integruar është një vend me komunitetin ndërkombëtar, patentat dhe markat tregtare, taksat dhe rregulloret.

Në dy komponentët që performon dukshëm shumë keq, janë “Shërbimet financiare” (aksesi që ka një vend në shërbime të tilla) dhe “Kuadri institucional” (shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit,  të drejtat e investitorëve, inovacioni), Shqipëria qëndron në pozicionin e 93 dhe 84 përkatësisht.

“Ndër 10 vendet me rezultatet më të larta të GOI në vendet në zhvillim në Europë, Moldavia dhe Shqipëria janë të vetmet vende, që bien nën mesataren në dy kategori: Shërbimet Financiare dhe Kuadri Institucional. Në të dyja vendet, kuadret Institucionale pengohen veçanërisht nga performanca e dobët e tyre, në nënkategorinë e Qeverisjes Publike, e cila bie dy devijime standarde, nën standardin”, thuhet në indeks.

Rajoni

Bullgaria renditet në vendin e 43, duke u parë si një terren i mirë për të investuar, Mali i Zi në vendin e 50, Maqedonia në vendin e 52, ndërsa Serbia në vendin e 59, një pozicion i pandryshuar krahasuar me një vit më parë./Monitor

Etiketa: investimet e huajainvestitoret realeshqiperi

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para
Tendera abuzivë për Borshin! Si ARRSH dha miliona euro Ulajt dhe Salillarit

Tendera abuzivë për Borshin! Si ARRSH dha miliona euro Ulajt dhe Salillarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.