Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shifra rekord/Shënohen 4 viktima në bregdetin shqiptar në harkun kohor prej 7 ditësh

23:03 07/07/2020
Reading Time: 2 min lexim

Këtë pasdite është shënuar viktima e katërt në bregdetin shqiptar që nga data 1 korrik.Të gjitha vikitmat e deri më tanishme janë të moshës mbi 60 vjeç e sipër, pushues nga vendi ynë dhe nga Kosova.

Viktima e parë u shënua me datë 1 korrik në plazhin e Shëngjinit. Ku një  i moshuar 75 vjeçar, pushues nga Kososa u mbyt në ujërat bregdetit Adriatik teksa kishte ardhur për pushime në vendin tonë.. Dyshohet se në momentin që është futur në ujë ka pësuar atak kardiak.

Ndërkohë viktima e dytë është shënuar me datë 3 korrik në plazhin pranë zonës së njohur si “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës, ku ndërroi  jetë një pushues kosovar, i identifikuar me inicialet J.B., rreth 73 vjeç.Dyshohet se viktima ka pësuar atak kardiak teksa lagej në det  ndërkohë katër ditë më parë, kosovari udhëtoi drejt Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushime në bregdet dhe fatkeqësisht do të kthehet e pajetë në vendin e tij. Janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Viktima e tretë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne, ku mësohet se është mbytur në Durrës 60-vjeçari. Report Tv mëson se viktima është identifikuar si R.B., 60 vjeç.

“Më datë 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.

Dhe viktima e fundit e ditës së sotme është një 60- vjeçare e cila ndërroi jetë në plazhin e Durrësit, ku dhe dyshohet se është mbytur në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, ku gruaja që ndërroi jetë është me iniciale F.Zh. me banim në Durrës. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

60-vjeçarja shënon viktimën e 4-t që ka ndërruar jetë gjatë 7 ditëve në plazh, ku 3 prej tyre ishin pushues kosovarë. E moshuara që ndërroi jetë ditën e sotme, dyshohet se është mbytur në të njëjtin vend si viktima e djeshme e identifikuar si R.B., 60 vjeç.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Fasada e qeverisë: Përtej njoftimeve të policisë, "të mëdhenjtë" vijojnë gllabërimin e Vjosës!

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip