Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sejko pranon pasojat: Emigracioni, rrezik për ekonominë e vendit

13:11 28/01/2026
Reading Time: 2 min lexim

Pas një heshtjeje të gjatë institucionale, më në fund edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka pranuar publikisht se emigracioni është kthyer në një problem serioz për ekonominë e vendit. Një fenomen që prej vitesh po zbraz Shqipërinë, ndërsa shkaqet janë të njohura dhe të pandryshuara: largimi i shqiptarëve për kushte më normale jetese, paga të ulëta, mungesë shërbimesh shëndetësore dhe sigurie, korrupsion të përhapur dhe mungesë perspektive. Ky emigracion masiv nuk është vetëm plagë sociale, por ka prodhuar tashmë pasoja të drejtpërdrejta edhe për ekonominë, duke goditur fuqinë punëtore, rritjen dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të vendit.

Gjatë një konference të përbashkët me BERZH, Gent Sejko tha se kriza demografike po ushtron presion mbi qëndrueshmërinë ekonomike të vendit.

“Emigracioni, dikur i konsideruar si faktor lehtësues për papunësinë dhe varfërinë, po shfaqet gjithnjë e më shumë si një sfidë strukturore. Rritja ekonomike e qëndrueshme, nivelet historikisht të ulëta të papunësisë dhe mungesat e fuqisë punëtore në sektorë kyç, i kanë bërë më të dukshme pasojat afatgjata të ndryshimeve demografike si për bizneset, ashtu edhe për familjet”, tha Sejko.

Sipas tij, këto zhvillime negative demografike mund të ndikojnë për keq si te normat e interesit ashtu edhe te rritja e inflacionit.

“Pavarësisht kësaj arritjeje, prirjet negative demografike në Shqipëri pritet të jenë të qëndrueshme. Studimet tona tregojnë se këto prirje ka të ngjarë të ushtrojnë presion në rënie mbi normat reale të interesit. Ky mjedis kufizon efektivitetin e politikës monetare konvencionale, pasi normat e ulëta të interesit u lënë bankave qendrore më pak hapësirë për të stimuluar ekonominë. Në të njëjtën kohë, ndryshimet demografike mund të shkaktojnë ndërlikim edhe të dinamikave të inflacionit. Hulumtimet tona tregojnë se rritja e normës së pjesëmarrjes në tregun e punës vjen si pasojë e pagave më të larta”, tha guvernatori.

Sipas parashikimeve të Kombeve të Bashkuara, këto dinamika pritet të vazhdojnë dhe të intensifikohen në vitet në vijim, duke çuar në përmbysjen e piramidës demografike.

“Regjistrimi i popullsisë i vitit 2023 evidenton rreth 2.4 milionë banorë, afërsisht një e treta më pak krahasuar me vitin 1990. Ndërkohë, mosha mesatare ka arritur pothuajse 43 vjeç. Transformimi i shpejtë demografik po riformëson ekonominë dhe shoqërinë shqiptare”, nënvizoi kreu i BSH.

Për të përballuar sfidën demografike, guvernatori tha se nevojitet reformim i skemës së pensioneve dhe investim në tregun e punës.

“Këto reforma kërkojnë guxim dhe ndershmëri. Ato duhet të trajtojnë reformimin e sistemeve të pensioneve, modernizimin e tregjeve të punës, hartimin e politikave realiste të migracionit dhe investimin për sigurimin e plakjes së shëndetshme të popullsisë. Të gjitha këto nënkuptojnë përqafimin e teknologjive të reja, përfshirë inteligjencën artificiale, në mënyrë të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse. Mbi të gjitha, brezat e rinj duhet të mbeten në qendër të vendimmarrjes ekonomike”, përfundoi Sejko.

Të tjera

Skandali i hidrovorit 19 mln euro që përmbyti Durrësin, në qendër “INVICTUS”, “ANGERBA” dhe “TOWER”
Aktualitet

Skandali i hidrovorit 19 mln euro që përmbyti Durrësin, në qendër “INVICTUS”, “ANGERBA” dhe “TOWER”

Përmbytjet që goditën Durrësin në ditët e para të vitit 2026 nuk sollën vetëm dëme materiale, por edhe një tragjedi...

12:58 08/05/2026
Shkeli lirinë me kusht në Angli, arrestohet “Fania i Beratit”, ish-ushtari i Talo Çelës
Aktualitet

Shkeli lirinë me kusht në Angli, arrestohet “Fania i Beratit”, ish-ushtari i Talo Çelës

Irfan Azizi, i njohur si “Fania i Beratit” dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare, është arrestuar në Angli pasi ka...

12:41 08/05/2026
Para
‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandali i hidrovorit 19 mln euro që përmbyti Durrësin, në qendër “INVICTUS”, “ANGERBA” dhe “TOWER”

Skandali i hidrovorit 19 mln euro që përmbyti Durrësin, në qendër “INVICTUS”, “ANGERBA” dhe “TOWER”

12:58 08/05/2026
Shkeli lirinë me kusht në Angli, arrestohet “Fania i Beratit”, ish-ushtari i Talo Çelës

Shkeli lirinë me kusht në Angli, arrestohet “Fania i Beratit”, ish-ushtari i Talo Çelës

12:41 08/05/2026
Nga “arrest shtëpie” në paraqitje, zbutet masa për Karçanajn në dosjen e tenderave të AKSHI-t

Nga “arrest shtëpie” në paraqitje, zbutet masa për Karçanajn në dosjen e tenderave të AKSHI-t

16:03 07/05/2026
Alarm: Hantavirusi mbërrin edhe në Holandë, shtrohet në spital stjuardesa që pati kontakt me pasagjeren që ndërroi jetë

Alarm: Hantavirusi mbërrin edhe në Holandë, shtrohet në spital stjuardesa që pati kontakt me pasagjeren që ndërroi jetë

13:40 07/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.