Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ruçi apel qytetarëve për respektimin e masave ndaj COVID-19, “Ruani distancën, vendosni maskat”

19:21 27/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçit ditën e sotme  ka përcjellë një mesazh për  qytetarët në lidhje  me situatën e përkeqësuar të COVID-19 në Shqipëri.

Nëpërmjet faqes zyrtare të Kuvendit, Ruçi u ka bërë apel të gjithëve që të vendosin maskat, ruajnë distancën dhe të garantojnë higjenën personale.

Sipas Ruçit edhe pse parlamenti ka miratuar disa akte normative, apo kontrolleve policore ato nuk mjaftojnë për të zhdukur koronavirusin.

Më tej Ruçi thotë se vendimtare është sjellja individuale për të zbatuar masat ndaj COVID-19 pasi tashmë pandemia e COVID-19 po shoqërohet me të panjohura për qytetarët, mjekët, shkencëtarët dhe madje edhe OBSH-në.

Reagimi i Ruçit
Apel i Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për rritjen e kujdesit për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Të dashura motra dhe vëllezër, qytetarë të Shqipërisë,

Ju drejtohem sot me dhimbjen që na kanë shkaktuar të gjithëve humbjet e jetëve gjatë ditëve të fundit, sidomos në moshat e reja. Ju drejtohem jo thjesht si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por si qytetar, si prind, si vëlla dhe si miku juaj.Të gjithë gjendemi para të papriturave dhe rreziqeve të koronavirusit. Pandemia Covid-19 po shoqërohet me shumë të panjohura, të cilat janë të tilla jo vetëm për ne, qytetarët, por edhe për mjekët, epidemiologët, shkencëtarët dhe madje edhe OBSH-në.

Virusi agresiv po rrëzon ditë për ditë shpresat e njerëzve se pandemisë po vjen fundi, se virusi po bëhet më pak kërcënues për jetën dhe se moshat e reja janë më të mbrojtura prej tij. Marrja e jetës së mjaft njerëzve në moshë të re është një sinjal që duhet të kapet dhe një mesazh që duhet të lexohet nga të gjithë.

Akti normativ i ka bërë të qarta masat e rrepta që duhet të zbatojmë për të mbrojtur jetët tona, të fëmijëve, prindërve, motrave, vëllezërve dhe gjithë të dashurve që na rrethojnë. Jam thellësisht i prekur dhe nuk më shqiten nga mendja fëmijët e vegjël, prindët, vëllezërit dhe motrat e qindra shqiptarëve që virusi u ka marrë jetën.

Në emër të tyre, në emër të mbrojtjes së jetës, në emër të gëzimeve të përditshme prej të cilave pandemia na ka privuar, në emër të gjithë fëmijëve të Shqipërisë që presin vjeshtën për të filluar shkollat, në emër të gjithë familjarëve e prindërve që i kanë fëmijët në dritën e syrit, ju drejtohem të gjithëve me apelin:

Zbatoni me rreptësi masat mbrojtëse nga koronavirusi!
Vendosni maskat!
Ruani distancën!
Garantoni higjenën personale e familjare!

Për zhdukjen e koronavirusit nuk mjaftojnë as aktet normative, as masat teknike, as kontrollet nga institucionet dhe policia. Vendimtare është sjellja jonë individuale, familjare, shoqërore e shëndetësore! Vetëm në këtë mënyrë, do të ruajmë jetën tonë dhe mbrojmë jetët e të tjerëve, të dashurve që na rrethojnë dhe të gjithë qytetarëve.

https://www.facebook.com/105330971141171/posts/154167832924151/?d=n

Të tjera

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, vëllai i përjashtuar nga mbrojtja akuzon SPAK-un
Aktualitet

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, vëllai i përjashtuar nga mbrojtja akuzon SPAK-un

Fitim Dumani, vëllai i vogël i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka deklaruar se është përjashtuar nga programi i...

20:58 19/09/2025
26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare i kërkojnë Niko Peleshit të mos kufizojë gazetarët në Kuvend
Aktualitet

26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare i kërkojnë Niko Peleshit të mos kufizojë gazetarët në Kuvend

Një grup prej 26 organizatash ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias dhe shoqërinë civile i kanë dërguar sot një...

15:34 19/09/2025
Para

Detaje të reja nga atentati i ‘Rramanit’ në Elbasan, shkon në tre numri i të arrestuarve si të dyshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, vëllai i përjashtuar nga mbrojtja akuzon SPAK-un

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë, vëllai i përjashtuar nga mbrojtja akuzon SPAK-un

20:58 19/09/2025
26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare i kërkojnë Niko Peleshit të mos kufizojë gazetarët në Kuvend

26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare i kërkojnë Niko Peleshit të mos kufizojë gazetarët në Kuvend

15:34 19/09/2025
Shpërthim në banesën e Xhelal Mziut: Deputeti i PD-së, nga akuzat për dhunë dhe korrupsion tek sulmi me eksploziv

Shpërthim në banesën e Xhelal Mziut: Deputeti i PD-së, nga akuzat për dhunë dhe korrupsion tek sulmi me eksploziv

11:46 19/09/2025
Mjeshtrat e betonit nuk kursejnë as jetimët: Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” do të shembet për t’i lënë vend kullave të oligarkëve

Mjeshtrat e betonit nuk kursejnë as jetimët: Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” do të shembet për t’i lënë vend kullave të oligarkëve

10:54 19/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.