Skip to content
Aktualitet

Reshje të ulëta, vranësira dhe…mësoni si do të jetë moti sot 26 tetor

· 1 min lexim

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për vendin tonë gjatë ditës së sotme.

Sipas IGJEUM, temperaturat në vend pritet të kapin maksimumin e 22°C. Në bregdet ato pritet që të variojnë nga: 14 / 21°C; në vendet e ulëta: 10 / 22°C, ndërsa në vendet malore: 5 / 17°C.

Sa i përket erës ajo pritet që të fryjë nga e lehtë deri mesatare, ndërkohë që sa i përket rrezikut për zjarre nuk ka në asnjë nga qarqet e vendit.