Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama s’njeh autonominë vendore, Këshilltarët e Bashkisë letër KE

09:07 28/03/2025
Reading Time: 3 min lexim

Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë e Tiranës ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si u zëvendësua kryetari i arrestuar, Erion Veliaj, duke e cilësuar si një akt autoritar dhe të paligjshëm të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tyre, emërimi i Anuela Ristanit si nënkryetare e komanduar ka shkelur autonominë e pushtetit vendor dhe ka anashkaluar rolin e Këshillit Bashkiak në procesin vendimmarrës.

Në një letër drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, këshilltarët opozitarë shprehin shqetësimin se administrata e Bashkisë Tiranë po vihet nën presion dhe po manipulohet për t’u përdorur në zgjedhjet e 11 majit.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve ligjzbatuese të hetojnë çdo rast të korrupsionit dhe intimidimit të administratës.

Për më tepër, Këshilltarët e Opozitës kërkojnë nga Këshilli i Evropës që të shqyrtojë situatën e krijuar dhe të ndërhyjë për të garantuar respektimin e standardeve demokratike në pushtetin vendor në Shqipëri.

Letra e Plotë:

Drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Në dijeni të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Mathieu Mori

Të nderuar anëtarë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës,

Ne, grupi i këshilltarëve bashkiakë të opozitës në Bashkinë Tiranë, dëshirojmë t’ju informojmë mbi një situatë tejet shqetësuese që po ndodh në qeverisjen vendore në Tiranë dhe që bie në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.

Pas vendimit të gjykatës për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, kemi vërejtur një ndërhyrje të paprecedentë dhe të paligjshme nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, në punët administrative dhe vendimmarrjen e Bashkisë Tiranë. Në vend që Këshilli Bashkiak dhe institucionet e qeverisjes vendore të ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, bashkia është vënë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të ekzekutivit qendror.

Në këtë kontekst, vërejmë:

1. Cenimin e autonomisë vendore – Neni 3 i Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore përcakton qartë se autoritetet vendore duhet të jenë të lira nga ndërhyrjet e paligjshme të qeverisë qendrore. Megjithatë, veprimet e Kryeministrit tregojnë një kapje politike të institucioneve vendore.

2. Margjinalizimin e Këshillit Bashkiak – Pavarësisht se Këshilli Bashkiak është organi më i lartë përfaqësues në nivel vendor, ai është anashkaluar dhe nuk po ushtrohet roli i tij kushtetues dhe ligjor.

3. Manipulimin politik të administratës dhe burimeve publike – Ka shenja të qarta se ky kontroll i paligjshëm mbi Bashkinë Tiranë po përdoret për përfitime politike dhe ekonomike, duke përfshirë dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të dyshimtë dhe instrumentalizimin e administratës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2024.

Për këto arsye, ne:

• Dënojmë fuqimisht ndërhyrjet e Kryeministrit në administrimin e Bashkisë Tiranë, të cilat janë në kundërshtim me standardet demokratike dhe parimet e qeverisjes së mirë.

• Inkurajojmë institucionet e drejtësisë që të vijojnë hetimet mbi çdo rast të korrupsionit dhe shkeljes ligjore të lidhur me administratën e bashkisë.

• Kërkojmë një distancim të menjëhershëm të qeverisë qendrore nga vendimmarrja në Bashkinë Tiranë dhe kthimin e autonomisë së saj tek organet legjitime të qeverisjes vendore.

• Bëjmë thirrje këshilltarëve bashkiakë të të gjitha forcave politike të mbajnë qëndrime të pavarura dhe të ushtrojnë funksionet e tyre në interes të qytetarëve të Tiranës.

Autonomia vendore dhe sundimi i ligjit janë themeli i një demokracie funksionale. Ndaj, kërkojmë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës që të shqyrtojë këtë situatë dhe të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e standardeve demokratike në nivel vendor në Shqipëri.

Me respekt, Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë

Etiketa: Bashkia tiranerama

Të lidhura

Partia e Lirisë protestë para SPAK
Aktualitet

Detaje nga operacioni i SPAK/ Droga trafikohej me kamionë, në pranga 10 shqiptarë

Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze ka çuar në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar...

13:29 03/06/2025
Alarm në Postribë, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë
Aktualitet

Alarm në Postribë, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

Një vatër infeksioni ka shpërthyer në një fermë në fshatin Domen të Postribës, Shkodër, ku disa krerë dhi janë prekur...

13:08 03/06/2025
Para
Mbreti Charles III shtrohet në spital, çfarë pësoi

Mbreti Charles III shtrohet në spital, çfarë pësoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Partia e Lirisë protestë para SPAK

Detaje nga operacioni i SPAK/ Droga trafikohej me kamionë, në pranga 10 shqiptarë

13:29 03/06/2025
Alarm në Postribë, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

Alarm në Postribë, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

13:08 03/06/2025
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Bulqizë, 2 të plagosur

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Bulqizë, 2 të plagosur

12:56 03/06/2025
U fut për t’u larë në liqenin e Grizhës, mbytet 38-vjeçari në Shkodër

U fut për t’u larë në liqenin e Grizhës, mbytet 38-vjeçari në Shkodër

12:39 03/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.