Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama për situatën me zjarret: “Gdhihej në jug, ngrysej në veri”!

12:09 03/09/2021
Reading Time: 4 min lexim

Në lidhje me situatën e zjarreve në vend nuk ka ngurruar pa reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë deklaratës së tij për mediat thekson punën e palodhshme të forcave të emergjencës po ashtu edhe vlerëson punën e Peleshit duke e cituar si në shembull për t’u ndjekur.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë, që u përballën gjatë muajit gusht me shumë vatra zjarri në vend. Gjatë fjalës së tij, në Bazën Ajrore të Farkës, Rama iu shprehu publikisht ngushëllime fëmijëve të dy prindërve, që humbën tragjikisht jetën nga zjarri në Gjirokastër, ndërsa theksoi se gushti ishte muaj zjarri.

Mes të tjerash, kryeministri shqiptar falënderoi edhe ambasadorët e BE dhe SHBA, Luigi Soreca dhe Yuri Kim, duke thënë se ata iu gjendën pranë vendin tonë në këtë muaj, duke ofruar edhe ndihmë. Një falënderim të veçantë, Rama e bëri edhe për ministrin e Mbrojtjes, të cilin e rikonfirmoi në detyrë një ditë më parë, teksa u shpreh se të gjithë duhet të ndjekin shembullin e tij.

“Shpreh ngushëllimet publikisht të dy djemve që humbën prindërit, në tragjedinë e tyre familjare, për shkak të zjarrit. Po ashtu, dua t’i shpreh të gjithë mirënjohjen e respektin të gjithë atyre që u angazhuan në një muaj zjarri, sepse i tillë ishte muaji gusht, dhe manifestuan një ndjenjë të lartë sakrifice e përkushtimi. Këtu kam parasysh pa përjashtim të gjitha forcat e angazhuara në terrenet jashtëzakonisht të vështira, forcat e Armatosura, ato zjarrfikëse, policore, bashkiake, vullnetare, ato të administratës të zonave të mbrojtura, të shërbimeve pyjore, si dhe ata që mbështetën të gjithë këtë përpjekje, me ambulancat e urgjencës kombëtare.

Ajo që mbetet sot është nga njëra anë fuqia e jashtëzakonshme e shembullit të të gjithëve, dhe nga ana tjetër, nevoja për të çuar përpara në një proces modernizimi mbrojtjen tonë civile. Dua të them me bindjen se çka kemi parë deri tani, si rezultat i reformës së gjithë sistemit të emergjencës civile, është shumë inkurajuese, për të parë me optimizëm rezultatin përfundimtar të këtij procesi.

Ishte një muaj zjarresh, që përfshiu botën dhe vuri në një pozitë të vështirë vende të afërta, të cilat janë mësuar me sfidën e zjarreve dhe këtë vit, për herë të parë, që kur unë e mbaj mend, nuk kishin asnjë mundësi të na jepnin asnjë ndihmë, por kishin nevojë për ndihmë. Këtu kam parasysh Italinë, Turqinë, Greqinë. Janë tre vende me struktura të jashtëzakonshme të mbrojtjes civile, me eksperiencë të madhe e shumë plagë nga zjarret. Janë tre vende që i janë gjendur Shqipërisë gjithmonë, por këtë herë e kishin absolutisht të pamundur. Ata kishin nevojë vetë për ndihmë.

 

Nuk është e rastësishme që BE ka ngritur një mekanizëm të brendshëm për të asistuar shtetet që janë në emergjencë. Katastrofat e natyrës nuk i përballon dot askush i vetëm. Unë i shpreh një falënderim të posaçëm sot ambasadorit të BE, ambasadores së SHBA. Dua sot të them se ky falënderim nuk është as formal, as diplomatik. Madje nuk është as një falënderim për dy ambasadorë, por është një falënderim për dy përfaqësues të dy fuqive të mëdha, që janë edhe aleatët strategjikë të vendit tonë, që për hir të së vërtetës, sa herë që Shqipëria ka nevojë, janë më shumë se sa ambasadorë, janë qytetarë të këtij vendi dhe njerëz që shqetësohen menjëherë për këtë vend dhe menjëherë vihen në dispozicion për të ndihmuar. Përtej hierarkisë dhe marrëdhënies diplomatike, unë sot dua të falënderoj edhe Luigi, edhe Yuri, që gjatë gjithë gushtit kanë qenë vijimësisht të vëmendshëm dhe të interesuar për të mësuar se si shkoi dita, qoftë për të thënë në fillim të ditës se ‘çfarë do të bëjmë sot’.

Edhe prania këtu e ambasadorëve të Holandës dhe Republikës Ceke është simbol i kësaj fryme solidariteti për ditët më të vështira të BE dhe SHBA. I falënderoj që të dy për ndihmën vendimtare që dhanë, duke vënë në dispozicion për fikjen e një numër marramendës vatrash zjarri nëpër Shqipëri disa mjete speciale, që e lehtësuan shumë punën e trupave tona në terren. Dua të falënderoj specifikisht ministrin, sepse ka nderuar qeverinë në këtë muaj jashtëzakonisht sfidues, duke qenë ditë-natë pranë trupave, duke u gdhirë në jug e duke u ngrysur në veri. Kemi qenë në kontakt permament. Me forcën e shembullit të tij jam i bindur që ka frymëzuar edhe drejtuesit e tjerë dhe jam i bindur që ky është modeli që të gjithë ne kemi detyrimin të kemi parasysh, sa herë që sfidat bëhen të atilla, që i vënë njerëzit në pozitën e nevojës për një energji më shumë, për një fuqi më shumë apo për një motivim më shumë. Kur shohin autoritetet apo titullarët të jenë aty, sfida e tyre bëhet më e lehtë. Por, rolin thelbësor e kanë të gjithë ata që janë nën uniformë, që arriti të shpëtojë jetë njerëzish dhe të parandalojë përmasa katastrofike të kësaj vere dhe të këtij gushti krejt sfidues”, tha Rama.

Etiketa: featured-newsrama deklaratesituata me zjarret

Të lidhura

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti
Kryesore

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Edmond Spaho ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij parlamentare. Në një reagim...

21:22 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit
Kryesore

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

Sali Berisha ka thirrur këtë të mërkurë një mbledhje urgjente me drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, në vijim...

18:02 14/05/2025
Para
Zjarret në vend, Peleshi bën bilancet: Mbi 3 mijë ha tokë është djegur

Zjarret në vend, Peleshi bën bilancet: Mbi 3 mijë ha tokë është djegur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Diaspora/ Numërohen rreth 63% e zarfeve, si ndahen votat

08:07 15/05/2025
Horoskopi sot: 15 Maj 2025

Horoskopi sot: 15 Maj 2025

07:57 15/05/2025
Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.