Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

15:53 30/12/2025
Reading Time: 2 min lexim

Ndërsa Edi Rama shfaqet para kamerave duke folur për “kapacitete të larta të mbrojtjes kibernetike”, “shtet digjital modern” dhe “ushtri të teknologjisë së avancuar”, realiteti shqiptar tregon një histori krejt tjetër. Një histori dështimesh të përsëritura, rrjedhjesh masive të të dhënave, platformash që bien vazhdimisht dhe një agjencie shtetërore që është kthyer në simbol të korrupsionit dixhital: AKSHI.

Rama vazhdon të përsërisë narrativën se digjitalizimi na ka “kursyer kohë dhe para”. Në praktikë, e-Albania ka qenë jashtë funksionit për periudha të gjata, shpesh në muaj kyç, duke bllokuar shërbime bazë për qytetarët dhe bizneset. Në pjesën tjetër të vitit, platforma funksionon si sportel pagesash, ku qytetarët dhe pensionistët detyrohen të paguajnë për certifikata që shteti i prodhon vetë, nga të dhënat e veta. Ky nuk është lehtësim, por zhvendosje e barrës financiare mbi qytetarët.

Propaganda për “siguri kibernetike” bie ndesh drejtpërdrejt me faktet. Shqipëria ka përjetuar disa nga rrjedhjet më të rënda të të dhënave personale në Europë. Paga, numra telefoni, të dhëna shëndetësore, funksione shtetërore, databaza patronazhistësh, hyrje dhe dalje nga territori. Sulmi kibernetik i vitit 2022 nxori zbuluar se shteti nuk kishte as back up funksional, as arkitekturë reale sigurie. Nuk pati audit publik. Nuk pati raport teknik. Nuk pati përgjegjësi.

Sot, SPAK ka nisur të shtrëngojë rrethin. Mbi 20 persona të pyetur në pak javë, masa sigurie, kontrolle, dokumente dhe dosje që tregojnë një skemë të konsoliduar tenderash të fryrë, monopole teknologjike dhe projekte fantazmë. Në qendër të kësaj skeme qëndron AKSHI dhe drejtoresha Mirlinda Karçanaj, e cila, pavarësisht hetimeve dhe arrestimit në shtëpi, vijon të mbahet në detyrë me mbështetje politike.

Akuzat nuk ndalen vetëm te paratë. Denoncimet publike dhe hetimet flasin për ndërhyrje në të dhënat e Kadastrës, deri në ndryshime pronësie. Kjo do të thotë se nuk flasim më për dështim teknik, por për rrezik serioz ndaj sigurisë juridike të pronës dhe vetë themeleve të shtetit ligjor. Kur një agjenci ka akses në pronat, shëndetin, lëvizjet, gjobat dhe jetën private të qytetarëve, çdo dështim kthehet në kërcënim real.

Dosjet e AKSHI-t, sipas gazetarëve dhe politikanëve opozitarë, nuk ndalen te administratorë apo kompani private. Ato çojnë drejt Kryeministrisë. Zyrat e AKSHI-t janë aty. Mbrojtja politike është aty. Heshtja institucionale është aty. Në këtë kuptim, ndarja mes “Rama digjital” dhe “AKSHI real” është artificiale. Janë pjesë e të njëjtit sistem.

Prandaj, kur Rama flet për “ushtri kibernetike” dhe “kapacitete të nivelit europian”, përballë kemi një kryeministër dështak dhe delulu, të shkëputur nga realiteti që përjetojnë qytetarët çdo ditë. Shqipëria nuk ka dështuar me teknologjinë. Teknologjia është përdorur qëllimisht për të ndërtuar një sistem pa transparencë, pa kontroll dhe pa përgjegjësi, ku digjitalizimi shërben si fasadë për zhdukjen e parave publike dhe kapjen politike të shtetit.

Derisa SPAK të prekë bërthamën e këtij sistemi dhe jo vetëm skajet e tij, çdo fjalim për inovacion mbetet propagandë. Dhe çdo platformë e re, një formë e vjetër për të mashtruar publikun.

Etiketa: reformaeditorial

Të tjera

Burg përjetë për vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi?
Aktualitet

Burg përjetë për vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi?

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian...

11:19 26/03/2026
Sot ndeshja historike Poloni – Shqipëri në Varshavë, Sylvinho lë në tribunë Asanin dhe dy të tjerë
Kryesore

Sot ndeshja historike Poloni – Shqipëri në Varshavë, Sylvinho lë në tribunë Asanin dhe dy të tjerë

Kombëtarja shqiptare zbret sot në mbrëmje në një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, teksa përballet me...

10:54 26/03/2026
Para
‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

'Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar'/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Burg përjetë për vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi?

Burg përjetë për vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi?

11:19 26/03/2026
Sot ndeshja historike Poloni – Shqipëri në Varshavë, Sylvinho lë në tribunë Asanin dhe dy të tjerë

Sot ndeshja historike Poloni – Shqipëri në Varshavë, Sylvinho lë në tribunë Asanin dhe dy të tjerë

10:54 26/03/2026
“Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptare: “Shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3”

“Homeland Justice” hakeron Postën Shqiptare: “Shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3”

20:31 25/03/2026
Nga “Ricky” te “Fantazma”, Dubai strehë gjithnjë e më e pasigurt për bosët e krimit shqiptar

Nga “Ricky” te “Fantazma”, Dubai strehë gjithnjë e më e pasigurt për bosët e krimit shqiptar

14:42 25/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.