Skip to content
Uncategorized

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 34-vjeçari

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34- vjeçar, pasi qarkullonte i armatosur në zonën e Unazës së Re.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në zonën e Unazës së Re, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Driver”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. R., dhe gjatë kontrollit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë.