Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Putin propozon krijimin e një unioni për gazin natyror, këto janë shtetet që do të përfshihen

17:15 29/11/2022
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar krijimin e një “unioni të gazit” me Kazakistanin dhe Uzbekistanin me qëllim që të krijohet një mekanizëm për transportin e gazit natyror në mes këtyre tri shteteve dhe shteteve të tjera, përfshirë Kinën.

Një ditë pasi presidenti kazak, Qasym-Zhomart Toqaev, tha se ka biseduar në Moskë me Putinin për këtë çështje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi më 29 nëntor se ky propozim po diskutohet mes këtyre tri shteteve sepse ka “nevojë për sinkronizim” pasi që të gjitha këto shtete shesin gaz natyror.

Faza e parë e propozimit të Putinit përfshin “krijimin e një mekanizmi koordinues” për këtë plan, tha Peskov.

“Kjo çështje me gjasë do të diskutohet me një entitet juridik për të vendosur bashkëpunimin mes tri shteteve dhe për të siguruar zhvillimin e infrastrukturës për tregjet e jashtme”, tha Peskov.

Zëdhënësi i Toqaevit, Ruslan Zheldibai shkroi në Facebook më 29 nëntor se presidenti kazak dhe ai rus kanë diskutuar se si të “koordinojnë veprimet e përbashkëta për transportin e gazit rus përmes territoreve të Kazakistanit dhe Uzbekistanit”.

 

 

“Presidentët Qasym-Zhomart Toqaev dhe Vladimir Putin kanë thënë se mendojnë se është e nevojshme të zhvillojnë biseda të detajuara me pjesëmarrjen e ekspertëve për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme për këtë çështje që e konsiderojnë se është në interes të të gjitha palëve të përfshira”, shkroi Zheldibai.

Peskov theksoi se pasi që rajonet veriore të Kazakistanit varen nga gazi natyror që transportohet nga Siberia e Rusisë, do të ishte ekonomikisht e dobishme për të rritur furnizimet me gazin rus në vend se të ndiqet plani i Qeverisë kazake për ndërtimin e një gazsjellësi të ri, që do të siguronte furnizime me gaz kazak për rajonin. Kjo, sipas zëdhënësit të Kremlinit, do t’i kursente Astanës “dhjetëra miliarda dollarë”.
Rusia është një prej eksportuesve më të mëdha të gazit natyror, ndërkaq sasia e gazit natyror që prodhojnë Kazakistani dhe Uzbekistani mezi është e mjaftueshme për konsum të brendshëm.

Këto dy shtete në Azinë Qendrore kanë një gazsjellës të përbashkët për në Rusi dhe një gazsjellës që transporton gazin natyror nga Turmenistani për në Kinë.

Moska ka rritur dërgesat me gaz natyror për në Kinë që kur shtetet evropiane nisën të ulin varësinë e tyre ndaj gazit rus, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit./REL

Të lidhura

Shqipëria përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan
Aktualitet

Shqipëria përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan

Shqipëria pritet të përfshihet sërish nga një valë e të nxehtit afrikan, duke nisur nga fundjava, me temperatura që do...

18:52 06/08/2025
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra zjarri, vetëm 1 mbetet aktive
Aktualitet

Vatër e madhe zjarri në pyllin pranë Patosit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha shumëvjeçare në fshatin Gjinoqarë, në njësinë...

18:41 06/08/2025
Para
Shpërthen vullkani më i madh në botë pas 38 vitesh, nisin evakuimet e banorëve përreth

Shpërthen vullkani më i madh në botë pas 38 vitesh, nisin evakuimet e banorëve përreth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan

Shqipëria përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan

18:52 06/08/2025
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra zjarri, vetëm 1 mbetet aktive

Vatër e madhe zjarri në pyllin pranë Patosit

18:41 06/08/2025
Ngërçi në Kosovë/ Kurti: Dëm i madh që nuk kemi Kuvend, por do të respektojmë Kushtetuesen

Ngërçi në Kosovë/ Kurti: Dëm i madh që nuk kemi Kuvend, por do të respektojmë Kushtetuesen

18:12 06/08/2025
Partizani prezanton trajnerin e ri

Partizani prezanton trajnerin e ri

17:45 06/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.