Mbrëmjen e djeshme një efektiv forcës së Posaçme Shqiponja qëlloi me armë zjarri në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.
Ndërkohë që janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen. Efektivi i policisë i identifikuar si Adrian Meta, dyshohet se pas orarit të punës në radhët e uniformave blu, punonte edhe si truprojë.
Mbrëmjen e të hënës personi që ruhej nga efektivi Meta ka pasur një debat me një qytetar, i cili thirri disa të njohur të tij për t’u sqaruar.
Në këtë moment ndërhyri efektivi i policisë dhe qëlloi me armë në ajër, duke trembur e terrorizuar banorët e zonës.
Ky rast është duke u ndjekur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës.
“Pse duhet ta vriste veten atë ditë?” Kushërira e Xhuana Nikollit ngre dyshime: Ishte e lumtur për jetën e re në Tiranë
Kushërira e Xhuana Nikollit, Mira Nikolli, ka folur për herë të parë në emisionin “Shqipëria Live” për ngjarjen e rëndë...







