Detaje të reja janë zbardhur rreth plagosjes në ish-Bllok, ku është arrestuar djali i ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasi, Roisi. Sipas Shqiptarja.com shkak i konfrontimit mes të rinjve është bërë një femër, por nuk ka ende detaje të tjera.
Ndërkohë janë publikuar edhe fotot e 22-vjeçarit.
Ngjarja e rëndë ndoshi në mesnatë në ish-Bllok, ku si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë, një person rreth 39 vjeç, si dhe është dëmtuar me mjete të forta Babasi. Të dy të rinjtë ndodhen në spital pa probleme për jetën.
22-vjeçari Rois Babasi është edhe autori i dyshuar i cili ka plagosur me armë 39-vjeçarin në sherr e sipër.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit, ndërsa janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë të cilët ishin në lokal, ku nisi sherri.
Tani djali i ish-deputetit do të përballet në gjykatë me akuzat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.