Policia e Lezhës ka nisur një procedim penal ndaj Gjin Gjonit, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, pas një kallëzimi të bërë nga disa mbështetës të Partisë Socialiste.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjoni akuzohet për veprën penale të “shpifjes”, pasi ka publikuar në Facebook identitetet e pesë individëve, të cilët i akuzon për blerje votash dhe intimidim të zgjedhësve. Këta persona, të cilët janë përfaqësues dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, kanë paraqitur kallëzimin, duke pretenduar se postimi i Gjonit është shpifës dhe ka dëmtuar integritetin e tyre.
Materialet e hetimit janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Policia ka bërë të ditur se procedimi ndaj Gjonit është iniciuar në gjendje të lirë për shpifje, ndërsa hetimet për këtë çështje vazhdojnë.