Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presioni i SHBA-së, Kurti ndryshon qëndrim brenda 24 orësh: “Ulemi në tavolinë me serbët edhe nëse nuk kërkojnë falje”

22:59 12/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Trump për çështjen Kosovë-Serbi, pasi zhvilloi disa takime dhe hasi në kundërshtime të forta nga Serbia, vendosi të rriste presionin ndaj Kosovës, duke imponuar arritjen e një marrëveshjeje jo të ndërsjelltë.

Shtetet e Bashkuara vendosën të pezullonin të gjitha projektet investimeve në Kosovë, derisa qeveria e Kosovës të anulojë taksën kundër mallrave të Serbisë.

Ditën e djeshme, Grenell i ka komunikuar në mënyrë të ashpër dhe të qartë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeparlamentares Vjollca Osmani se SHBA-ja do bëjë investime milionëshe në Kosovë vetëm nëse hiqet taksa.

Lexo: Çfarë po përpiqet të bëjë SHBA? Anulon investimet në Kosovë derisa të hiqet taksa ndaj Serbisë

E shpejtë ka qenë përgjigjja e Albin Kurtit, i cili ka ndryshuar mendje brenda një dite rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se refuzimi i tij për tu ulur në një tavolinë me Vuçiç në Samitin e tretë të “Mini-Shengenit” ballkanik që u zhvillua në Tiranë shkaktoi debate të shumta.

Madje, Lëvizja Vetëvendosja e priti presidentin serb me protesta.

Lexo: Vetëvendosja proteston kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë

Po ashtu dje,  gjatë vizitës së parë në Shqipëri si kryeministër, në konferencën e përbashkët me Edi Ramën, Kurti theksoi se nuk do ulej në tavolinë me Serbinë nëse ajo nuk pranon të gjitha masakrat ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Por, duket se tashmë Kurti ka ndryshuar mendim, duke nënvizuar edhe njëherë peshën e ndërkombëtarëve, sidomos SHBA-së , në politikat e Kosovës.

Në një intervistë për KTV, Kurti tha se Grenell “ka shumë energji edhe nuk ka qëllim të keq”, teksa shtoi se çështjet në Ballkan dhe raportet Kosovë-Serbi janë pak të ndjeshme.

Kreu i ri i qeverisë ka pohuar se ka vullnet për ta hequr taksën pavarësisht nëse Beogradi zyrtar kërkon apo jo falje për genocidin në Kosovë.

“Unë kam treguar vullnet për heqjen e tarifës 100 për qind dhe kjo të bëhet sapo të vendoset parimi i reciprocitetit. Nuk besoj se ka nevojë edhe taksë edhe reciprocitet. Ne dëgjohemi me njëri-tjetrin shumë, dhe s’do të thotë se pajtohemi për gjithçka. Parimin e Reciprocitetit do të elaborojmë. Trumpi kishte deklaruar se reciprociteti është fjala ime e favorshme. Ta zëmë Kosova mund ta zbatojë reciprocitetin por nuk po e bënë. Me targa të Kosovës nuk hynë dot në Serbi. Këtë do të mund ta bënte edhe Republika e Kosovës, dhe kështu është reciprociteti. Ne kemi të drejtë të mos lejojmë mauna të Serbisë sepse nuk kemi marrëveshje për transportin rrugor. Ne po shkojmë ngadalë, mençur, sigurt dhe do të elaborojmë saktë se çfarë i bie reciprociteti”, ka thënë Kurti.

Më tej, ai ka thënë se takimet me zyrtarët serbë mund të ishin zhvilluan më herët, por ata nuk kanë shkuar të ulen në tavolinë.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është: mos vallë Kosova do jetë e pranishme në Samitin e ardhshëm të “Mini-Shengenit” ballkanik ?

Etiketa: albin kurtiKosoveSerbishba

Të tjera

S’mund t’i bënte të gjithë deputetë/ Shpëtoi përkohësisht Ceno Klosin, SPAK zbarkon tek krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi
Aktualitet

S’mund t’i bënte të gjithë deputetë/ Shpëtoi përkohësisht Ceno Klosin, SPAK zbarkon tek krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi

SPAK ka zbarkuar këtë të premte te drejtoresha e sapoemëruar e KESH-it, duke konfirmuar se jo të gjithë të afërmit...

00:17 27/12/2025
Rrëmbimi i ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, SPAK drejt urdhër-arresteve për kupolën e Policisë
Aktualitet

Rrëmbimi i ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, SPAK drejt urdhër-arresteve për kupolën e Policisë

Dosja hetimore e SPAK për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit po thellohet, teksa dalin në dritë detaje të rënda...

23:05 26/12/2025
Para

U paralajmërua se stuhia "Ciara" do mbërrijë në Shqipëri! Ja si do jetë moti ditën e nesërme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

S’mund t’i bënte të gjithë deputetë/ Shpëtoi përkohësisht Ceno Klosin, SPAK zbarkon tek krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi

S’mund t’i bënte të gjithë deputetë/ Shpëtoi përkohësisht Ceno Klosin, SPAK zbarkon tek krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi

00:17 27/12/2025
Rrëmbimi i ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, SPAK drejt urdhër-arresteve për kupolën e Policisë

Rrëmbimi i ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, SPAK drejt urdhër-arresteve për kupolën e Policisë

23:05 26/12/2025
Studimi: Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA sjell kursime 71 mln euro në vit

Studimi: Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA sjell kursime 71 mln euro në vit

19:58 26/12/2025
Mesazhi në dosjen Balluku: Rama kërkoi takim me Ramë Gecin, më pas fitohet tenderi

Mesazhi në dosjen Balluku: Rama kërkoi takim me Ramë Gecin, më pas fitohet tenderi

18:21 26/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.