Një incident ka ndodhur të mërkurën në Spitalin Rajonal të Korçës, ku një roje sigurie ka pasur një përplasje fillestare me një familjar të pacientit të shtruar në urgjencë, dhe më pas ka vazhduar përplasjen me një infermier.
Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, ka ndërhyrë policia, e cila ka shoqëruar të dyja palët në komisariat për sqarime të mëtejshme.
Ndërkohë, roja i sigurisë do t’i nënshtrohet një testi për alkoolin.