Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përjashtohet nga kryesia e PD-së pas debatit me Flamur Nokën, Anila Aliaj: “Mes 70 burrave dola fituese me zë”

14:22 28/11/2025
Reading Time: 2 min lexim
Përjashtohet nga kryesia e PD-së pas debatit me Flamur Nokën, Anila Aliaj: “Mes 70 burrave dola fituese me zë”

Anila Aliaj ka bërë të ditur se është përjashtuar nga funksioni i anëtares së kryesisë së Partisë Demokratike, një vendim që, sipas saj, erdhi pas debatit të një dite më parë në mbledhjen e degës Paskuqan-Kamëz. Lajmi është konfirmuar nga vetë Aliaj përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku thekson se masa disiplinore është marrë pas qëndrimeve të saj në sallën e mbledhjes.

Ajo tregon se në atë takim, ku ishin të pranishëm rreth 70 burra dhe ajo e vetmja grua si anëtare kryesie, debati u zhvillua në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Sipas Aliaj, përjashtimi nuk i ka zbehur aspak qëndrimet e saj, ndërsa nënvizon se nga situata ka dalë me dinjitet dhe përkrahje nga qytetarë të shumtë.

“Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë. Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë. Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë. Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mospërfilljen dhe faqen e zezë. Ta thashë në sallë, me 70 burra; e vetmja femër si anëtare kryesie. Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju”, shkruan ajo.

Mbledhja e së mërkurës, 26 nëntor, ku ishte i pranishëm Flamur Noka, u shoqërua me tensione dhe kërkesa për llogaridhënie nga anëtarë të kryesisë së degës, të cilët pretenduan se baza e partisë nuk merret më në konsideratë për vendimmarrjet. Në kulmin e debatit, Aliaj iu drejtua Nokës:

“Nuk jam e punësuar te partia jote. Të jetë prej teje nuk rri asnjë sekond në këtë parti”.

Me përjashtimin e saj, Aliaj thekson se do të vazhdojë të mbajë qëndrimet që shprehu publikisht, ndërsa pretendon se vendimi ndaj saj është pasojë e një kulture politike që nuk pranon debat, sidomos nga zëri i një gruaje brenda strukturave të larta të partisë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
A njeh kanceri pushim? Shtyhen seancat e kimioterapisë për shkak të pushimeve të mjekëve

A njeh kanceri pushim? Shtyhen seancat e kimioterapisë për shkak të pushimeve të mjekëve

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip