Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përçarje mes tyre? Azerbajxhani dëbon dy diplomatë francezë

21:13 26/12/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi të martën se kishte urdhëruar largimin e dy diplomatëve francezë për shkak të veprimeve “të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”.

​Ministria tha përmes një deklarate se kishte thirrur ambasadoren franceze, Anne Boillon, për t’i shprehur një “protestë të fortë për veprimet e dy punonjësve të ambasadës franceze”.

Në deklaratë thuhej se të dy diplomatët ishin shpallur persona non grata dhe ishin urdhëruar të largoheshin nga vendi brenda 48 orëve, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vendimi vjen mes marrëdhënieve të tensionuara midis dy vendeve pasi Bakuja e ka akuzuar Francën se është treguar e njëanshme ndaj Armenisë gjatë bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga evropianët.

Në nëntor, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev e akuzoi Francën për nxitje të konflikteve në Kaukaz përmes furnizimit me armë të Armenisë. Azerbajxhani dhe Armenia kanë zhvilluar dy luftëra për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut.

Azerbajxhani e rimori kontrollin e rajonit në shtator pas një ofensive të rrufeshme kundër separatistëve armenë që e kishin kontrolluar zonën për tre dekada.

Kohë më parë, Armenia dhe Azerbajxhani ishin shprehur lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse për paqe deri në fund të vitit, por negociatat midis ish-republikave sovjetike të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët kanë bërë pak përparime.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, dhe zoti Aliyev janë takuar disa herë për bisedime me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por në tetor, zoti Aliyev refuzoi të merte pjesë në negociatat në Spanjë me zotin Pashinyan, lidhur me atë që ai tha se ishte “qendrim i njëanshëm i Francës”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do t’i ndërmjetësonin bisedimet së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Strehë e një diaspore të madhe armene, Franca është akuzuar vazhdimisht nga Azerbajxhani për njëanshmëri pro-armene lidhur me konfliktin territorial të vendeve të Kaukazit./VOA

Të tjera

Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët
Aktualitet

Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët

Çështja e Agon Channel nuk është thjesht një gjyq i humbur, por pjesë e një zinxhiri vendimmarrjesh dhe marrëdhëniesh që,...

12:21 26/03/2026
Qeveria lë fshatrat në harresë, gratë të përjashtuara nga tregu i punës
Aktualitet

Qeveria lë fshatrat në harresë, gratë të përjashtuara nga tregu i punës

Në Gostil të Kukësit, vetëm pak kilometra larg qytetit, realiteti i grave është i njëjtë prej vitesh: pa çerdhe, pa...

11:57 26/03/2026
Para
Nuk merr fund tmerri në Gazë, ndërpriten plotësisht interneti dhe komunikimet

Nuk merr fund tmerri në Gazë, ndërpriten plotësisht interneti dhe komunikimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët

Nga Agon Channel te Blair: faturat dhe lidhjet që rëndojnë mbi shqiptarët

12:21 26/03/2026
Qeveria lë fshatrat në harresë, gratë të përjashtuara nga tregu i punës

Qeveria lë fshatrat në harresë, gratë të përjashtuara nga tregu i punës

11:57 26/03/2026
Burg përjetë për vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi?

Burg përjetë për vrasësin e Ardian Nikulajt në Shëngjin/ Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi?

11:19 26/03/2026
Sot ndeshja historike Poloni – Shqipëri në Varshavë, Sylvinho lë në tribunë Asanin dhe dy të tjerë

Sot ndeshja historike Poloni – Shqipëri në Varshavë, Sylvinho lë në tribunë Asanin dhe dy të tjerë

10:54 26/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.