Skip to content
Rajoni

Pas dorëheqjes së Isa Mustafës, zgjidhet kryetari i ri i LDK-së (emri)

· 2 min lexim

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky ndryshim në LDK ka ardhur pas dorëheqjes së Isa Mustafës. Abdixhiku ka qenë në garë sëbashku me Lutfi Haziri e Besian Mustafën.

Pas numërimit të votave, ai është ulur në karrigen e kryetarit të LDK-së, ndërsa pranë tij janë ulur edhe Kujtim Shala e Imri Ahmeti. Abdixhiku mbajti një fjalim, ku u shpreh e sot nis një rrugëtim i ri politik me synime të qarta për ta rikthyer LDK-në në vendin e saj.

Ju faleminderit nga zemra për besimin! Sot po e hapim një faqe të re në rrugëtimin tonë politik me synime të qarta për ta rikthyer LDK-në në vendin e saj origjinal”, tha Abdixhiku.

Ai u shpreh se LDK-ja ka qenë gjithnjë promotore dhe kujdestare e vlerave.

LDK u tregua kujdestare e vlerave, promotore e secilit hap euro-atlantik. LDK nuk arriti të mbajë e as të rrisë votuesit e saj. Arsyen e vërtetë e gjejmë te vetvetja dhe nga vetvetja duhet ta nisim rrugëtimin tonë të madh”, tha ai.

Abdixhiku ka arritur të zgjedhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës që në raundin e parë të Kuvendit Zgjedhor të sotëm, ku ka marrë 190 vota nga gjithsej 328 delegatë të pranishëm.  Ai i zuri vendin Isa Mustafës, i cili dha zyrtarisht dorëheqjen ditën e sotme .