Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

10:39 27/02/2026
Reading Time: 3 min lexim

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur” ndaj autoriteteve talebane dhe ndërmori bombardime ajrore në disa zona kyçe të territorit afgan, përfshirë kryeqytetin Kabul dhe qytetin jugor Kandahar. Sipas zyrtarëve pakistanezë, sulmet kanë shkaktuar mbi 130 të vdekur dhe më shumë se 200 të plagosur në radhët e talebanëve, ndërsa pala afgane i mohon këto shifra.

Përshkallëzimi erdhi pas një sulmi të forcave afgane në kufirin mes dy vendeve. Si kundërpërgjigje, Islamabadi nisi sulme ajrore gjatë natës, duke goditur atë që i cilësoi si pozicione mbrojtëse të “regjimit taleban afgan” në Kabul dhe në provincat përreth.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Mohsin Naqvi, i quajti bombardimet “hakmarrje të përshtatshme” për sulmin e mëparshëm. Ndërsa ministri i Mbrojtjes Asif Khawaja deklaroi: “Durimi ynë ka mbaruar. Tani ka një luftë të hapur mes nesh dhe jush”.

Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, theksoi se forcat e armatosura janë “plotësisht të afta të shtypin çdo ambicie agresive”.

Gazetarë në Kabul raportuan shpërthime të njëpasnjëshme dhe fluturime avionësh luftarakë në orët e para të mëngjesit. Zhurma avionësh ushtarakë u dëgjua edhe mbi Kandahar, ku ndodhet lideri suprem taleban, Hibatullah Akhundzada.

Sipas ministrit pakistanez të Informacionit, Ataullah Tarar, sulmet synuan pozicione të rëndësishme talebane. Ai raportoi për të paktën 133 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur. Një deklaratë e ngjashme u publikua edhe nga Mosharraf Zaidi, zëdhënës i kryeministrit Sharif.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabiullah Mujahid, konfirmoi sulmet ajrore, por pretendoi se ato nuk shkaktuan viktima. Ai deklaroi se forcat afgane kishin goditur 15 pozicione të avancuara pakistaneze në kufi, duke vrarë “dhjetëra” ushtarë.

Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se tetë ushtarë afganë u vranë në përplasjet tokësore që nisën nga provincat Nangarhar dhe Kunar.

Tensionet u përhapën edhe në pikën strategjike kufitare Turam, ku u raportuan përleshje të armatosura. Gazetarë në terren dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe panë lëvizje të ushtarëve afganë drejt kufirit, përpara se forcat e sigurisë të urdhëronin largimin e mediave nga zona.

Kampi Omari, pranë pikës kufitare, ku strehohen afganë të kthyer nga Pakistani, u godit gjatë luftimeve të natës. Banorët përshkruan skena paniku.

“Fëmijë, gra, të moshuar po vraponin”, tha 65 vjeçari Ghader Khan, duke shtuar se “ tre fëmijë dhe tre gra” mbetën të plagosur.

Një tjetër banor, Jargon, 44 vjeç, deklaroi: “Disa lanë dokumentet dhe gjithçka tjetër. Nga frika, të gjithë ikën me vrap”, duke shtuar se disa fëmijë rezultojnë të zhdukur mes kaosit.

Në Kabul, banorët përjetuan momente frike gjatë bombardimeve. Një banor i zonës Dashti Barchi, në Distriktin 6, tregoi: “Shtëpia jonë u drodh fort nga një shpërthim i fuqishëm”.

“Fillimisht menduam se ishte tërmet, pasi disa ditë më parë pati një tërmet në Kabul. Pastaj dëgjuam një shpërthim shumë të fortë”, tha ai.

“Askush nuk fjeti pas kësaj. Të gjithë kishin frikë”, shtoi banori, duke theksuar se pas shpërthimit u panë avionë luftarakë mbi qytet. “Kur pamë avionët luftarakë mbi kokë, kuptuam se ishin avionë pakistanezë”.

Marrëdhëniet mes Pakistanit, një vend me arsenal bërthamor, dhe Afganistanit janë përkeqësuar ndjeshëm që nga rikthimi i talebanëve në pushtet në gusht 2021. Përplasjet në tetor lanë mbi 70 të vdekur dhe çuan në mbylljen e shumicës së kalimeve kufitare. Një armëpushim i ndërmjetësuar më 19 tetor nga Katari dhe Turqia zgjati vetëm nëntë ditë.

Islamabadi akuzon Kabulin për strehimin e grupeve të armatosura, përfshirë Tehrik i Taliban Pakistan, akuza që autoritetet talebane i mohojnë.

Situata në kufi mbetet e paqëndrueshme, ndërsa të dyja palët paralajmërojnë për veprime të mëtejshme ushtarake, duke rritur frikën për një konflikt më të gjerë në rajon.

Të tjera

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero
Aktualitet

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Në Europë, qeveritë po heqin taksat për pajisjet që kursejnë energji dhe madje po subvencionojnë familjet që t’i blejnë. Arsyeja...

12:33 27/02/2026
“Më hani shokët, por jo mua”, Bushati: Rama ndjen rrezikun jashtë vendit
Aktualitet

“Më hani shokët, por jo mua”, Bushati: Rama ndjen rrezikun jashtë vendit

Gazetari Andi Bushati ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, duke e interpretuar atë si...

11:58 27/02/2026
Para
“Më hani shokët, por jo mua”, Bushati: Rama ndjen rrezikun jashtë vendit

“Më hani shokët, por jo mua”, Bushati: Rama ndjen rrezikun jashtë vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

12:33 27/02/2026
“Më hani shokët, por jo mua”, Bushati: Rama ndjen rrezikun jashtë vendit

“Më hani shokët, por jo mua”, Bushati: Rama ndjen rrezikun jashtë vendit

11:58 27/02/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

10:39 27/02/2026
Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE

Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE

13:49 26/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.