Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pa maskë sikur Covid nuk ekziston: Ministrja shkel ligjin me të dyja këmbët dhe nuk ndëshkohet

15:53 13/02/2021
Reading Time: 5 min lexim

Fushata elektorale në vendin tonë ka filluar dhe politikanët vazhdojnë grumbullimet si të ishte një kohë normale. Zyrtarët dhe ministrat e qeverisë janë kapur shpesh me shkelje duke mbajtur takime që shpesh rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Një ndër to ka qenë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku që i ka shkelur rregullat me të dyja këmbët, madje disa herë brenda ditës.Në vend që të jenë shembull për qytetarët duke e zbatuar të parët ligjin, ministrat e qeverisë Rama janë të parët që për të fituar vota sillen sikur ligji nuk ekziston.

Edhe pse janë vendosur gjoba (një ndër to edhe për ministrin Bledi Klosi LexoKëtu), duket se kjo praktikë ndëshkueshmërie nuk është e njëjta për të gjithë. Ministrja Belinda Balluku e ka shkelur ligjin plot disa herë ,uajt e fundit dhe për këtë nuk është ndeshkuar. Ajo ka zhvilluar takime ku gjatë  gjithë kohës nuk e ka mbajtur maskën duke rrezikuar edhe njerëzit që kanë qenë të pranishëm.Kanë qenë të shumta rastet kur ministrja Balluku nuk mban maskë në ambiente të hapur, gjë që tashmë është bërë e detyrueshme. Akti normativ që hyri në fuqi në datën 15 tetor të vitit të kaluar e thotë qartë këtë gjë.

“Në pikën 23 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme: Barriera mbrojtëse (maska) është e detyrueshme të përdoret jashtë shtëpisë nga çdo individ. Individët, të cilët përjashtohen nga ky rregull, përcaktohen në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik.”

Më tej thuhet:

  1. Barriera Mbrojtëse (maska) është e detyrueshme: Fëmijë mbi moshën 11 vjeç; gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës; në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar; në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit; gjatë ecjes në rrugë, gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh; gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj; në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë; përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante; në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes; nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me Covid-19; në të gjitha institucionet fetare; nga personat që e kanë kaluar SarsCov -2 për t’umbrojtu rnga shkaktarët e tjerë infektivë respiratorë; në institucionet arsimore dhe atotë kujdesit shëndetësor.

 

Me  sa dihet ministrja në fjalë nuk bën pjesë në ndonjë kategori që përjashtohet nga mbajtja e maskës (III. Rastet përjashtimore të përdorimit të barrierë smbrojtëse (maskës): Në të gjitha rastet kur përdorimi I maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes; nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin e maskës; gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive; nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë; kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të; në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës (si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqen ose në det); në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.”). Dukshëm Balluku nuk po bën ndonjë aktivitet që e lejon mospërdorimin e maskës, veçse po bën fushatë. Nëse bën pjesë në kategorinë e personave që për arsye shëndetësore nuk mund ta mbajnë maskën, atëherë me siguri ajo nuk do duhej të shkonte nëpër takime. Edhe pse më herët ajo ka lajmëruar se e ka kaluar virusin, në asnjë rregullore nuk thuhet se kjo kategori personash nuk duhet të mbajnë maskë. Madje, qoftë edhe për të mbrojtur veten nga infeksione të tjera, i sugjerojmë ministres ta përdorë një të tillë.

Janë një seri rastesh ku Belinda Balluku nuk mban maskë në ambiente të hapura (shiko fotot më poshtë). Teksa shkelja nuk ka mjaftuar me kaq, por ministrja nuk e ka mbajtur maskën as në ambiente të mbyllura publike, raste kur e ka shkelur ligjin dy herë brenda ditës.

Ndërkohë në aktin normativ të datës 15 mars të vitit të kaluar është shtuar pika që e bën të detyrueshm embajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.

“23. Në ambiente të mbyllura publike dhe tregtare duhet të përdoret barriera mbrojtëse (maskë), sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik, të miratuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë. Mospërdorimi I barrierës mbrojtëse (maskë) nga individët në ambiente të mbyllura, publike dhe tregtare, dënohet me gjobë në masën 2 000 (dymijë) lekë. Institucionet   përgjegjëse për zbatimin e kësaj pike janë inspektoratet përgjegjëse sipas fushës së tyre të përgjegjësisë për individët në ambientet publike dhe tregtare, ndërsa Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake për individët në transportin publik dhe në mjedise të tjera të përcaktuara me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë.”.

Ndërkohë, një ndër shkeljet e ministres së Infrastrukturës ka qenë kur kjo e fundit ka vizituar një familje në Kombinat dhe ka hequr maskën sapo është futur në ambinetet e shtëpisë. Edhe pse maska nuk është e detyrueshme në ambiente familjare, Balluku ishte duke ardhur nga jashtë dhe nuk është pjesë e familjes. Në këtë mënyrë ajo ka rrezikuar shëndetin e personave që e kanë mikpritur.

Një tjetër funksionar publik që nuk e mban maskën krah Ballukut është edhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho. Gjatë inspektimeve të disa punimeve ai shihet që nuk mban maskë, po ashtu si ministrja e Infrastrukturës. Deri tani, nuk dihet që drejtori në fjalë të jetë ndëshkuar për këtë shkelje.

Ky është shembulli që japin ligjvënësit tanë, duke e thyer të parët ligjin. Nuk është aspak etike dhe e moralshme që për interes te pushtetit të kryesh shkelje apo të rrezikosh qytetarët në një kohë kur virusi në vendin tonë po merr çdo ditë jetë njerëzish. Por fatkeqësisht ligjësia Orwell-iane e “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat”gjen zbatim të përhershëm në vendin tonë.  Policia dhe institucionet përkatëse nuk duhet të ndëshkojnë vetëm  për hir të të bërit një figurë të mirë publike. Ashtu sic ndëshkohen qytetarët e thjeshtë kur dalin pa maskë (edhe po ta kenë kaluar virusin), ashtu si u ndëshkua ministri Klosi apo përfaqësues të tjerë politik, ashtu duhet të ndëshkohet çdo politikan që shkel rregullat dhe Belinda Balluku nuk duhet të bëj përjashtim.

  1. Datë 20 janar

 

  1. Datë 23 janar

 

Datë 29 janar.

Datë 2 shkurt

Datë 4 shkurt

Datë 5 shkurt

Datë 7 shkurt

Datë 11 shkurt

Etiketa: Belinda Ballukucovid 19shkel rregullat

Të lidhura

Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013
Kryesore

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

Sali Berisha ka njoftuar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale se më 16 maj, në orën 17:00, Partia Demokratike do të zhvillojë...

16:36 14/05/2025
Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit
Aktualitet

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar këtë të mërkurë ankimimin e Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur që të mos...

16:11 14/05/2025
Para

“Rama të japë dorëheqjen”, Basha me mesazh të fortë për kryeministrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013

Berisha cakton vendin dhe orarin e protestës së 16 majit

16:36 14/05/2025
Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit

16:11 14/05/2025
Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës, rezultatet deri tani

16:02 14/05/2025
Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.