Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Njësoj si në komunizëm”! Rigjykimi i Saimir Tahirit, avokati i Jaeld Çelës: Drejtësia e munguar sjell dhimbje

12:03 28/06/2020
Reading Time: 4 min lexim

Dy ditë më parë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u njoh me vendimim definitiv, lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të në lidhje me bashkëpunimin në trafikun e drogës. Gjykata e Apelit doli jashtë çdo parashikimi, ku trupa gjykuese u shpreh se nuk ka asnjë provë për shpërdorim detyre, për të cilën u dënua Tahiri, dhe nga sot ai nuk është më i dënuar por i pandehur. Procesi gjyqësor  i stërgjatur për kaq shumë kohë ndaj ish-ministrit tregon shumë për funskionimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri, sidomos me rigjykimin e tij nga e para.

Edhe pse trupa gjykese u shpreh se nuk kanë asnjë provë kundër Tahirit, sorollatjet e ish-ministrit të Brendshëm, mesa duket do nisin nga e para. Imagjinoni këtu se çfarë ndodh në dyert apo sallat e gjykatave shqiptare, kur brenda tyre janë qytetarë të thjeshtë e pa influencë. Kujtojmë këtu se Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn dhe vëllezërit e tij për trafikun e drogës.
Gjithmonë Saimir Tahiri ka pretenduar pafajësinë vazhdimisht duke thënë se akuzat që i janë bërë janë false dhe të qëllimta.

Ditën e sotme, avokati Petrit Ismaili, i cili në gjyqin e Saimit Tahirit mbron të bashkëakuzuarin Jaeld Çelën ka thënë se vendimi për rigjykim është një kthim i sistemit të drejtësisë pas në kohë, saktësisht në komunizëm. Po ashtu Petrit Ismaili ka kritika për gjyqtarët apo prukurorët që mbajnë në paraburgim persona të pafajshëm apo dërgimin një çështje në gjyq pa prova.
Ismaili tregon shembullin e një amerikani në SHBA i cili u mbajt padrejtësisht 25 vite në burg, dhe në fund qau, duke treguar se sa dhimbje sjell mungesa e drejtësisë.

Statusi i Petrit Ismailit

Vendimi i Gjykatës së Posaçme tē Apelit për tê prishur vendimin e Gjykatës sê Shkallës së Parë te kunder korrupsionit dhe krimit te organizuarpër e për ta kthyer çeshtjen ne ngarkim te ish ministrit te brendeshen dhe ish drejtorit te policise se Qarkut Vlore për rigjykim sërish në shkallën e parë tregon shumë më shumë se fjalët me të cilat është shprehur.
Ai vendim e dërgon arësyen e shumëkujt përtej konkretes (që dy qytetarë mbahen pafundësisht nën akuzë), tek shqetësimi se sa e madhe paska qënë dhe është inercia e një sistemi gjyqësor që kishim në sistemin politik të rrëzuar në vitin 1990. Atëherë drejtësia “piketonte” autorin dhe kërkonte (edhe me dhunë e tortura) provat, ndërsa përmbysja presupozonte të kundërtën: duhej të jenë provat ato që të çojnë drejtësinë tek autori.

Jo rastësisht edhe në jurisprudencën e të gjitha sistemeve të drejtësisë, kuptimi i veprës penale fillon me Objektin dhe Anën Objektive dhe pastaj vazhdon me Subjektin dhe Anës Subjektive.
Ajo që ka ndodhur me këtë gjyq, duket sikur e ka kthyer sistemin pas në kohë dhe mbase prokurorët bëjnë e gjejnë në ndërgjegjen e tyre mes gjithë asaj njëtrajtësie, një dallim me atë kohë që duhet të jetë arësyeja e vetme pse gjyqi po zgjatet: në dallim nga atëherë, … nuk torturojnë duke iu hakërryer “viktimave” me kamxhik në dorë, të tregojnë ato qē këta duan të dëgjojnë…
Kushtetuta jonë prezumon pafajësinë e kujtdo pa një vendim gjykate të formës së prerë. Ky nen që nuk lejon tê cilësohet askush fajtor, pa atë vendim të formës së prerë, synon të nxisë sistemin që edhe masat që e mbajnë një person në gjendje fizike dhe psikike si jo të pafajshëm, të jenë për rastet në in extremis, dhe gjithmonë të kufizuara në kohë.
Afatet proçeduriale lidhur me hetimin dhe gjykimin, nuk janë teknikalitete, por instrumente të një drejtësie efikase, pasi ndryshe, se ku shkojmë, na e tregon ajo sentenca e famshme: Drejtësia e vonuar, është drejtësi e munguar…

Nga puna që bëj, si avokat, ndjek sa herë kam mundësi nga koha, proçeset e vetingut tê prokurorëve dhe gjyqtarëve. Si nuk patëm një rast kur një prokuror psh, të largohet nga sistemi për mbajtjen e një personi të pafajshëm në paraburgim apo dergimin e nje ceshtje ne gjyq pa prova..?
Kushdo, kur dëgjon përse debatohet në ato proçese, me ato terma metrash katrorë e çmime apartamentesh, më parë i shkon mendja që jemi në ndonjë institut ndërtimor sesa në një veting drejtësie, ose të shumtën, në një veting pronësie…

Një amerikan, i quajtur Daniel Villegas u mbajt në burg për 25 vite me një akuzë të rëndë që nëse provohej, do i kushtonte jetën.
U shpall i pafajshëm në 2018-ën, pra pas 25 vitesh burg.
Momenti kur ai shpallet i pafajshëm në sallën e gjyqit, me shpërthimin e tij në lot, ka bërë e bën xhiron e botës: Jo për të thënë që e drejta vonon por nuk harron, (pasi këtë e thonë ata që nuk e “provojnë” vonesën, por për të parë se sa dhimbje sjell kur ajo mungon.

https://www.facebook.com/petrit.ismaili.54/posts/3528275200562101

Etiketa: avokatijaeld celasaimir tahirisi ne komunizem

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Para

“Mandati yt mund të mbarojë shumë shpejt”, Edi Rama paralajmëron Dritan Lelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.