Një aksident tjetër ka ndodhur në segmentin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Buqezë. Dy mjete janë përfshirë në ngjarje dhe, sipas informacioneve të para, ka të plagosur.
Policia dhe një ambulancë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes së aksidentit, ndërsa pamjet tregojnë se ngjarja ka shkaktuar ndërprerje në qarkullimin rrugor. Kjo është një vazhdim i ngjarjeve të fundit në këtë segment rrugor.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ndodhi një tjetër aksident në këtë aks ku u përfshinë tre mjete dhe u plagosën gjashtë persona.
Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...








