Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Një e treta e kandidatëve të Ramës nuk mbaruan mandatin”, Meta ironizon kandidatët e PS

12:48 23/04/2023
Reading Time: 4 min lexim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Delvinës, Ilir Mehmeti, ka vënë theksin te shpopullimi i vendit. Duke ironuziar kandidatët kundërshtarë, Meta tha se një e treta e kandidatëve të kryeministrit Rama para 4 vitesh, nuk arritën të shkojnë në fund të mandatit pasi, “ose kishin nga 3 emra, ose përfunduan në prokurori për korrupsion ose akuza të tjera”.

“I nderuar profesor doktor Sali Berisha. Të nderuar, deputeti dhe miku im i dashur Bujar Leskaj, znj. Ina Zhupa. Të nderuar drejtues të Partisë Demokratike dhe të partive të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe gjithë opozitës këtu. Motra dhe vëllezër të Delvinës.

Dy janë shtyllat kryesore të shpopullimit të Shqipërisë, programi i mirëstrukturuar që zbaton prej vitesh sekti i Rilindjes, një është braktisja e plotë e bujqësisë, e blegtorisë. Së dyti është zhdukja e të gjithë institucioneve dhe shërbimeve, dhe natyrisht mosmbështetja e të rinjve dhe të rejave. Dhe besoj se Delvina pikërisht është prekur si shumë bashki të tjera për këtë arsye, që nuk janë një rastësi, por që janë tërësisht të qëllimshme dhe të programuara. Në mënyrë që nga këto treva, që janë ndër trevat më patriotike, që kanë mbajtur peshë të madhe në të gjithë historinë e kombit tonë, se siç është rasti i Delvinës, është edhe rasti i Kolonjës. Janë edhe shumë treva të tjera, që sot janë tërësisht të braktisura, të harruara qëllimisht. Dhe kjo kërkon një ndëshkim të menjëhershëm në 14 Maj, në mënyrë që jo vetëm të ndëshkojmë këtë braktisje, këtë harresë, këtë lënie pas dore të qëllimshme të Delvinës, por njëkohësisht të rikthejmë shpresën, por dhe të zgjedhim njerëz të aftë, që ato resurse të jashtëzakonshme që ka patur Delvina dhe që ende i ka, t’i vërë në lëvizje dhe të sjellin mirëqenie.

Ne jemi krenarë si koalicioni “Bashkë Fitojmë” që kemi respektuar vullnetin e qytetarëve dhe të anëtarëve në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe jemi krenarë që edhe sot jemi këtu së bashku, edhe me kandidatët tanë të mrekullueshëm të Sarandës me Ardit Cikulin, të Konispolit me z.Shero, etj për të mbështetur një kandidat që ju e njihni shumë mirë, një administrator të shkëlqyer, një inxhinier të aftë, një ekspert edhe të çështjeve të pushtetit vendor, siç është z.Ilir Mehmeti.

Sepse është shumë e rëndësishme që të kemi në konsideratë, se pushteti vendor është një pushtet i përditshëm, me të cilin interesat tuaja janë jetike dhe natyrisht që vetëm njerëz me integritet, me vizion mundet t’ju shërbejnë juve me atë përkushtim që ju meritoni, por edhe tu japin zgjidhje problemeve, por edhe të vënë në lëvizje të gjithë ato potenciale dhe resurse që Delvina i ka patur dhe ende i ka.

Kudo në Qarkun e Vlorës, kandidatët tanë janë mbizotërues, janë superiorë, nga Selenica në Konispol. Sepse dallimi në radhë të parë është tek qëllimi. Qëllimi ynë ka qenë të zgjedhim më të mirët, dhe që të mos gabojmë le t’ua lëmë anëtarëve apo simpatizantëve dhe më pas t’i drejtohemi popullit.

Qëllimi i palës tjetër ka qenë, “Edhe një hu po të vëmë, këta do ta votojnë se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër”. Prandaj i caktojnë në minutën e fundit, prandaj i caktojnë ashtu siç I caktojnë.

Dhe mos harroni Edi Rama, edhe para katër vitesh, kur ishte i vendosur që t’i emëronte, jo të bënte zgjedhje, ju e dini shumë mirë se çfarë kandidatësh vendosi. 1/3 e kandidatëve të bashkive që ai emëroi, nuk e mbyllën dot mandatin, sepse kishin nga 3 emra, sepse shkuan në prokurori për korrupsion dhe për çështje të tjera, sepse nuk ekziston në mentalitetin e tij dhe të Rilindjes si qëllim kryesor, shërbimi ndaj qytetarëve, shërbimi ndaj komunitetit.

Ata duan vetëm kryetarë bashkie që firmosin “fët e fët”, dhe pasojat i dinë dhe i vuajnë qytetarët. Prandaj të gjithë të shkojmë në 14 Maj të votojmë që Delvina të hyjë në rrugën e pakthyeshme të Ndryshimit, njëherë e përgjithmonë si e gjithë Shqipëria, që Delvinës t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm, sepse ajo e ka traditën, e ka historinë, ajo e ka të gjithë potencialin e duhur, edhe njerëzor, por duhet ti japim besimin dhe unë jam i bindur që ju duke zgjedhur Ilir Mehmetin, i jepni mundësinë atij, që ai të afrojë djemtë dhe vajzat më të mirë dhe më të kualifikuar të Delvinës. I jepni atij mundësinë që ai të përgatisi projektet të cilat do të mbështeten pa asnjë diskutim dhe ne do ti japim vëmendjen e merituar dhe mbështetjen e merituar Delvinës, në mënyrë që Delvina të mos ketë vetëm një histori të lavdishme, por të ketë edhe një të ardhme të shkëlqyer siç e meritojnë delviniotët.

Fitore për Delvinën dhe për të gjithë Shqipërinë më 14 Maj.”, u shpreh Meta.

Të lidhura

U qëllua me thikë në zemër, ndërron jetë 14-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Asgjësohen 2943 bimë narkotike në Shkodër

Operacioni policor i koduar “Koordinata” ka vijuar me kontrolle të shtuara në territorin e qarkut Shkodër, me qëllim goditjen e...

10:06 13/07/2025
Kërkohej në Itali për trafik droge, arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Ishte në kërkim, arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, çfarë akuzohet

Një shtetas 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në pranga nga Policia shqiptare, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar...

09:48 13/07/2025
Para
Ishte kthyer në tmerr për Pekshkopinë, arrestohet i riu, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit (EMRI)

Ishte kthyer në tmerr për Pekshkopinë, arrestohet i riu, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U qëllua me thikë në zemër, ndërron jetë 14-vjeçari në Tiranë

Asgjësohen 2943 bimë narkotike në Shkodër

10:06 13/07/2025
Kërkohej në Itali për trafik droge, arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar

Ishte në kërkim, arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, çfarë akuzohet

09:48 13/07/2025
Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin

Ndërhyrja në nyjën hidroteknike të rezervuarit të Manskurisë lë pa ujë Golemin

09:32 13/07/2025
Trump: Ndihma për Ukrainën mund të jetë në formë kredie

BE dhe Meksika kundër tarifës 30% të Trump

09:24 13/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.