Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga gjobat tek heqja e patentës dhe pezullimi i biznesit: 25 ndëshkimet për thyerjen e rregullave gjatë epidemisë

20:45 16/04/2020
Reading Time: 5 min lexim

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një seancë të jashtëzakonshme, ku ka miratuar të gjitha aktet normative të qeverisë, me tërësinë e masave, kufizimeve, ndalimeve dhe ndëshkimeve, për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Akti kryesor normativ është ai i datës 15 mars 2020, i cili parashikon masat kryesore ndëshkuese për individët dhe bizneset që shkelin rregullat e vendosura nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Në vijim, në varësi të zhvillimeve të parashikuara, qeveria ka miratuar ndryshime dhe shtesa në këtë akt normativ, përmes disa akteve tjera.

Më poshtë është lista me të gjitha kufizimet dhe ndëshkimet përkatëse të miratuara sot nga Kuvendi.

1. Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë oraret e ndalimin e qarkullimit, dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit. Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente.
2. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.
3. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, dënohen me gjobë 20 000 lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.
4. Individët, të cilët, lëvizin me biçikletë, ciklomotor ose motomjet, në oraret e ndalimin e qarkullimit, dënohen me gjobë si këmbësorët dhe u bllokohet mjeti lëvizës për tre muaj.
5. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjes vetëm në fasha orare të caktuara dhe të pashoqëruar me persona të tjerë në krah, dënohen me gjobë 10 000 lekë, si dhe me mospërfitimin nga paketa financiare e solidaritetit dhe bllokim 3 (tre) muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë.
6. Rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt, dënohet me gjobë 5 000 000 lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000 lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje u mbyllet veprimtaria 6-muaj.
7. Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore pa autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë, gjobë 5 000 000 lekë dhe iu sekuestrohet e barnat/pajisjet. Në rast përsëritjeje, ndalim aktiviteti deri në 6 muaj.
8. Të gjitha subjektet që tregtojnë produkte ushqimore dhe produkte të tjera, me shumicë, të domosdoshme për përballimin e situatës së epidemisë, janë të detyruar të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Mosmarrja e masave dënohet me gjobë në masën 5 000 000 lekë dhe me përjashtimin nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare.
9. Të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë barna/pajisje mjekësore, subjekte që prodhojnë barna dhe pajisje mjekësore dhe subjektet që ofrojnë shërbime shëndetësore, të jenë në gadishmëri dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizime me barna dhe pajisje mjekësore dhe për të ofruar shërbime shëndetësore të nevojshme, në kuadër të përballimit të situatës së emergjencës së shkaktuar nga COVID-19. Mosmarrja e masave dënohet me gjobë në masën 5 000 000 lekë dhe me përjashtimin nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare.
10. Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, gjobë 5 000 000 lekë dhe ndalimin e aktivitetit.
11. Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet e shërbimit të urgjencës mjekësore, pa leje të posaçme, gjobë 500 000 lekë.
12. Shtetasi, i cili hyn në territorin e Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, 700 000 lekë gjobë.
13. Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, 700 000 lekë gjobë.
14. Shtetasi, i cili vjen nga zonat e prekura dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm; 700 000 lekë gjobë.
15. Shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm, 700 000 lekë gjobë
16. Institucionet arsimore, çerdhet dhe kopshtet, publike dhe jopublike, që nuk mbyllin aktivitetin e tyre për periudhën e përcaktuar nga autoritetet kompetente, dënohen me gjobë 5 000 000 lekë. 1 000 000 lekë gjobë për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
17. Subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijë e të rinj, palestrat, qendrat sportive, pishinat, qendrat e internetit, qendrat kulturore, gjobë 1 000 000 lekë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
18. Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat për mbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
19. Subjektet dhe individët që lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore etj., 1 000 000 gjobë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
20. Organet e shërbimit postar që nuk zbatojnë masat mbrojtëse, 1 000 000 lekë gjobë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
21. Moszbatimi i masave mbrojtëse në ambientet e brendshme apo strukturat e veçanta të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të poliklinikave, të spitaleve, publike e jopublike, ku zhvillohen vizita dhe konsulta ambulatore, 1 000 000 lekë gjobë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.
22. Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë.
23. Mosofrimi i shërbimeve nga farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e barnave, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje u mbyllet veprimtaria nga 6-muaj deri në 3 vjet.
24. Mosofrimi i shërbimeve nga subjektet/individët që tregtojnë produkte ushqimore, me shumicë apo pakicë, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë 10 000 000 lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje u mbyllet veprimtaria nga 6-muaj Në rast përsëritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.
25. Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga infeksioni COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës. Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 lekë. Në rast përsëritjeje vendoset bllokimi i aktivitetit. Në këtë rast, personeli përkatës shëndetësor është i detyruar të shërbejë nën drejtimin e strukturave shëndetësore shtetërore. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë 100 000 lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë dhjetëvjeçare.

Etiketa: koronavirusimasatndershkime

Të lidhura

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë
Kosovë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në...

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’
Bota

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Sabajet Shuti, 31 vjeç, i njohur si një prej figurave të njohura të grupit kriminal shqiptar “Hellbanianz”, është dënuar me...

19:44 28/06/2025
Para

Riatdhesimi: Ministria e Infrastrukturës publikon datat dhe oraret e fluturimeve që do të kryhen këtë javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.