Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga ferr në set filmi: Spaçi zbardhet që torturat e diktaturës të harrohen përgjithmonë

14:48 13/06/2025
Reading Time: 4 min lexim

Në këtë vend nuk u dënua kurrë asnjë xhelat. Asnjë hetues që firmosi tortura, asnjë roje burgu që gjuajti me çizme në brinjët e atyre që guxuan të mendonin ndryshe, asnjë prokuror që kërkoi pushkatime për fjalë goje, asnjë gjyqtar që jepte 25 vite burg për një letër të fshehur nën dyshek. Nuk u dënua asnjë prej atyre që nën firmë dhe mbi fjalë shkatërruan jetët e shqiptarëve. Nuk u dënua as Enver Hoxha, as udhëheqësit e tjerë të diktaturës që drejtuan një nga regjimet më mizore të Europës Lindore. Nuk u dënua askush, dhe as nuk do të dënohet.

Në vend që të kishte drejtësi, pati harresë. Në vend që të kishte transparencë, pati manipulim. Dhe në këtë vend që nuk kërkoi asnjëherë falje, tani po zhduken dhe dëshmitë e krimit. Po fshihen gjurmët. Po shembet kujtesa. Dhe kjo nuk ndodh nga ndonjë regjim i ri autoritar. Jo. Ndodh nga të njëjtët që e kanë përdorur të shkuarën si levë për të bërë politikë. Nga të njëjtët që kanë veshur kostume pluraliste, por që mbajnë në dorë dosjet e Sigurimit për t’i përdorur sa herë duan të kërcënojnë njëri-tjetrin.

Dosjet nuk janë hapur kurrë si duhet. Prej 35 vitesh shqiptarët dëgjojnë të njëjtën përrallë: do hapen, s’do hapen. Dhe ndërkohë, në prapaskenë ato dosje ruhen, redaktohen, riciklohen për të goditur armiqtë e ditës dhe për të mbrojtur klientët e momentit. Janë bërë pazare, janë bërë aleanca, janë mbajtur emra pezull, janë ruajtur sekrete jo për të ndërtuar drejtësinë, por për të administruar frikën. Kjo është arsyeja pse Spaçi sot po zbardhet. Jo për konservim. Por për të fshirë atë që nuk duan ta shohin më.

Në Spaç nuk do të ketë më gjurmë torturash. Do të ketë dritare të reja, mure të suvatuara, portë hekuri të re dhe një kullë vrojtimi të rindërtuar për “atmosferë filmi”. Dhe kjo po ndodh me lejen e qeverisë. Me firmën e Ramës. Me heshtjen e Ministrisë së Kulturës. Me një tender të dhënë në mënyrë të dyshimtë. Me një kompani të paqartë për publikun. Me një projekt që u paraqit si konservim, por që në terren është transformim. Jo vetëm i hapësirës fizike, por i së vërtetës historike.

Regjisori Namik Ajazi dhe shkrimtari Visar Zhiti, dikur viktimë, sot bashkë me sistemin, shfaqen pranë kryeministrit në një marrëveshje gojore për të realizuar një film. Dhe për këtë film, i gjithë Spaçi vihet në dispozicion. Kullat e rojës rikonstruktohen “si në Hollywood”, qelitë pastrohen, banjat ndriçohen. Ishte fjala e Ramës që mjaftoi për të aktivizuar gjithë aparatin shtetëror. Sepse kështu funksionon propaganda moderne: jo me shkop, por me kinematografi.

Ndërkohë, 35 organizata dhe mbi 730 qytetarë ngritën zërin. Dorëzuan një peticion për të ndalur punimet. Akuzuan për shkelje të ligjit, të etikës, të kujtesës. Arkitektë, historianë, aktivistë, të mbijetuar të Spaçit – të gjithë u ngritën për të thënë se kjo që po ndodh nuk është restaurim. Është fshirje. Është tallje. Është goditja finale.

Kompania që po kryen punimet, “Martini Konstruksion & Real Estate”, nuk ka as pronarët e shpallur publikisht. Tenderi u hap, u anulua tre herë, u rihap, u rrit buxheti nga 40 mijë euro në 100 mijë, u ndryshuan specifikimet. Në fund, punimet nisën në maj. Janë planifikuar të zgjasin 56 ditë. Fiks sa për të mbyllur gjithçka, për të zhdukur çdo gjurmë, e më pas për t’i thënë publikut: “nuk është e vërtetë, s’ka pasur asgjë”.

Ministri Blendi Gonxhja e quan këtë “strategji për ruajtjen e kujtesës historike”. Madje kritikon ata që protestojnë si “Sanço Panço të politikës së vjetër”. Dhe në një postim në Facebook, përpiqet të mbulojë gjithçka si një debat mbi dy fotografi të papërfunduara. Por historia nuk fshihet me status. Dhe as nuk zbardhet me gëlqere.

Në një vend ku institucionet heshtin dhe historia përdhoset, çdo ndërhyrje e tillë është një ogur i zi për të ardhmen. Kur nuk ka më as burgje dëshmie, kur edhe Spaçi kthehet në skenë filmi, kur e shkuara ridizenjohet për të mos lënë pas asgjë që dhemb – atëherë çdo krim është i falur, çdo e vërtetë është e dyshimtë dhe çdo diktaturë e ardhshme është e mundur.

Në këtë rrugë jemi. Aty ku historia thuhet me humor, viktimat quhen të bezdisshëm dhe ndëshkimi nuk vjen kurrë. Aty ku spiuni mund të bëhet ministër dhe viktima quhet pengesë për progres. Aty ku vëllai spiunon vëllanë dhe e justifikon me ligjin. Aty ku nuk ekziston më kujtesa kolektive, por vetëm spektakli i radhës.

Spaçi po lyhet. Dhe bashkë me të, po lyhet ndërgjegjja jonë. Në fund, kur gjithçka të jetë e bardhë, do të thonë: “Nuk ka patur asgjë.” Dhe tragjedia do të përsëritet, por këtë herë me miratimin tonë.

Etiketa: burgu i spacitreformaeditorial

Të lidhura

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare, në pranga 55-vjeçari në Lezhë
Aktualitet

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare, në pranga 55-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje tronditëse është shënuar në qytetin e Lezhës, ku një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia nën dyshimin se ka...

14:55 27/07/2025
Dhuna për një shishe ujë: Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamerierin, përfshihet edhe një person me precedentë penalë
Aktualitet

Dhuna për një shishe ujë: Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamerierin, përfshihet edhe një person me precedentë penalë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një hotel në zonën e Skelës në Vlorë, ku...

11:21 27/07/2025
Para
Nga tensionet në Iran te çmimet në Tiranë: Shqipëria gati për rritje të naftës dhe ushqimeve

Nga tensionet në Iran te çmimet në Tiranë: Shqipëria gati për rritje të naftës dhe ushqimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare, në pranga 55-vjeçari në Lezhë

Ngacmonte seksualisht vajzën e tij 14-vjeçare, në pranga 55-vjeçari në Lezhë

14:55 27/07/2025
Dhuna për një shishe ujë: Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamerierin, përfshihet edhe një person me precedentë penalë

Dhuna për një shishe ujë: Ish-shefi i Qarkullimit në Vlorë godet kamerierin, përfshihet edhe një person me precedentë penalë

11:21 27/07/2025
Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

19:56 26/07/2025
Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

19:36 26/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.