Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Nga burgu, Meta sulmon Ballën për Ferit Hoxhën: U trondita kur mora vesh të vërtetat për marrëveshjen e detit

11:28 06/03/2026
Reading Time: 3 min lexim

Ilir Meta ka reaguar nga burgu ndaj Taulant Ballës lidhur me emërimin e Ferit Hoxhës si ministër i ri i Jashtëm, duke deklaruar se është tronditur kur ka mësuar “të vërtetat” për rolin e tij në marrëveshjen e detit me Greqinë.

Reagimi i Metës vjen pas debatit në Kuvend mes deputetit Tedi Blushi dhe Taulant Ballës, ku Blushi akuzoi Ferit Hoxhën se ka qenë ideatori i marrëveshjes për faljen e detit Greqisë, e firmosur gjatë qeverisë së Sali Berishës. Këto akuza u mohuan nga Balla gjatë seancës parlamentare.

Në një reagim publik, Meta i është drejtuar Ballës duke thënë se është i detyruar të përgjigjet për një çështje që e konsideron shumë serioze.

“Z. Balla, meqë më përmende sot emrin për një çështje shumë serioze, jam i detyruar t’ju përgjigjem në distancë.

Ke të drejtë që u hutove nga të vërtetat që tha sot nga foltorja e Kuvendit, Z. Tedi Blushi.

Unë personalisht, kur jam njohur me këto të vërteta nuk e kam marrë veten për ditë të tëra, për arsye që personi që diskutojmë ka qenë diplomati im më i preferuar, që nga viti ’98 e deri ditën që mësova këto fakte të dhimbshme.”

Meta thekson se gjatë karrierës së tij politike e ka promovuar disa herë Ferit Hoxhën në poste të rëndësishme diplomatike, si në kohën kur ka qenë ministër i Jashtëm, kryeministër dhe president i Republikës. Megjithatë, ai pretendon se në disa raste e ka firmosur emërimin e tij pa dëshirën e plotë personale.

Sipas Metës, ai e ka firmosur Hoxhën si ambasador në UNESCO për arsye njerëzore, pas një tragjedie familjare që i kishte ndodhur diplomatit.

“Nuk kam dashur ta firmos si ambasador në OKB dhe këto arsye ja kam thënë edhe Ministres së Jashtme të asaj kohe, për arsye se ishte një pozicion i rëndësishëm dhe historik sepse Shqipëria merrte Presidencën e Këshillit të Sigurimit.”

Ai shton se më pas ministrja e Jashtme e kohës i kishte komunikuar se kishte biseduar me kryeministrin dhe se nuk kishte një kandidat tjetër për atë post, çka e kishte detyruar të firmoste emërimin.

Meta argumenton se vendimi u mor për të mos lënë Shqipërinë pa ambasador në OKB në një moment që, sipas tij, ishte historik për vendin, pasi Shqipëria do të merrte presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Në reagimin e tij, ai i drejton gjithashtu një pyetje Ballës lidhur me kohën kur janë bërë publike këto akuza nga Tedi Blushi.

“Z. Balla, ju me ‘të drejtë’ e kritikuat sot Z. Tedi Blushi se përse e thotë sot dhe nuk e ka thënë më përpara.

Por unë kam një kundër-pyetje për ju, nëse Z. Blushi nuk do ta thoshte sot dhe ju pas një viti do ta propozonit Ferit Hoxhën për President të Republikës, a do ta kishte Z. Blushi ndërgjegjen e qetë, si një deputet që është betuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”

Në fund të reagimit të tij, Meta i referohet edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e marrëveshjes së detit, duke i kërkuar Ballës të rishohë dokumentet dhe letrat që, sipas tij, u janë dërguar deputetëve për këtë çështje.

Ai shton se e kupton nëse mazhoranca nuk gjen një kandidat më të fortë profesionalisht se Ferit Hoxha, por thekson se nuk do të ishte i kënaqur nëse nuk do të gjendej një kandidaturë “më patriote” për këtë detyrë.

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Reformat në vendnumëro, Shqipëria nuk merr asnjë fond nga Plani i Rritjes i BE

Reformat në vendnumëro, Shqipëria nuk merr asnjë fond nga Plani i Rritjes i BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.