Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Menaxhimi i COVID-19/ SPAK merr nën hetim ministren Ogerta Manastirliu

13:16 18/06/2024
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një procedim penal ndaj ministres aktuale të Arsimit dhe ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kallëzimi është bërë nga SPAK nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Kjo e fundit e akuzonte ministren për keqmeanxhimin dhe abuzimin me fondet e ndara për pandeminë e koronavirusit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se procedimi penal mban numrin “81/2024”, për shpërdorim detyre. Megjithatë deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht nga ana e SPAK lidhur me çështjen e Manastirliut.

Lidhur me këtë çështje, Manastirliu është thirrur në SPAK në muajin shkurt, por asokohe u shpreh se çështja ishte “sekret hetimor” dhe se nuk mund të jepte më shumë detaje. Por pas Manastirliut, Vokshi shkoi sërish në SPAK për të bërë një kallëzim shtesë për Manastirliun lidhur me tenderat. Demokratja pretendon se nga ana e ministres socialiste janë kryer disa shkelje ligjore si:  ‘Shpërdorimi i detyrës’, ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ lidhur me “tenderat sekretë” që jepeshin në kohën e pandemisë.

“Përmes dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) konkretisht: VKM Nr. 203, datë 26.02.2020 ‘Për procedurat që përdoren për Lidhjen e Kontratave që Diktohen nga Interesa Thelbësor të Shtetit’ dhe Ndryshimeve te bëra me VKM nr. 242 date 22.03.2020 ‘Për disa shtesa në Vendimin nr. 203’, Këshilli i Ministrave i barazon procedurat dhe kontraktimet për shkak të Covid-19 si Kontraktime Sekrete. Kjo VKM është në kundërshtim me Kushtetutën. Abuzim duhet të konsiderohet edhe fakti se VKM nr. 203 nuk ka përcaktuar përkufizimin e gjendjes, rrethanave, apo rasteve kur kemi të bëjmë me ‘interesa thelbësore të shtetit’, por këto rrethana i ka lënë rast pas rasti në vlerësim të autoriteteve kontraktore. Pra e thënë shkurt, kushtet kur termi ‘interesa thelbësore të shtetit’ nuk ka gjetur një rregullim ligjor, ngelet një situate abstrakte e pa përkufizuar dhe në vlerësimin subjektiv të çdo autoriteti duke rritur riskun për arbitraritet,”-thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Ndaj për të dhënë edhe njëherë sqarimet e saj lidhur me çështjen, Manastirliu mund të thirret sërish në SPAK. Ndërsa në qershor, po nga SPAK u thirr edhe Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së. Bino dëshmoi për gati 1 orë dëshmoi para prokurorëve të SPAK në lidhje me një tender të ISHP-së, në cilësinë e personit që ka dijeni pasi ka qenë dhe drejtoreshë e këtij institucioni gjatë periudhës së pandemisë.

Etiketa: Ogerta ManastirliuSPAK

Të lidhura

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore
Aktualitet

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Familjarët e Isa Rexhepajt, 65-vjeçarit që u gjet i vdekur pesë ditë pas humbjes së kontakteve me të afërmit, kërkojnë...

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë
Bota

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Të paktën 30 palestinezë humbën jetën që nga agimi në të gjithë Rripin e Gazës si pasojë e bombardimeve izraelite,...

19:01 18/07/2025
Para
Izraeli heq vizat për Kosovën, sot nënshkruhet marrëveshja

Izraeli heq vizat për Kosovën, sot nënshkruhet marrëveshja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.