Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka rrëfyer për herë të parë para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar detajet e përfshirjes së tij në planin e vrasjes së Çajup Selimit në Tepelenë.
Ai e përshkruan këtë krim si pjesë të një rrjeti të strukturuar, ku urdhrat vinte drejtpërdrejt nga Laert Haxhiu.
Sipas dëshmisë së tij, vrasja u konceptua si një “nder” për një mik të Haxhiut që vinte nga Greqia.
“Bledari ishte shoku i Laertit, e donte shumë si vëllain e vet. Kemi shkuar te shpia e këtyre çunave, jemi takuar shumë herë. Shkuam te një lokal në një fshat, kishin marrë nja dy miq që këndonin, nja dy goca, Berberi, Romaçka, unë, Lubja, një çun me “X5”, s’mbaj mend. Morëm me ngrënë me pirë, muzikë. Hajde dalim pak jashtë më thotë Laerti. Ore më thotë do bësh naj punë? I them ti e di! Ça di të bësh, i them kam vjedh, jam marr me mall skam bërë naj gjë të madhe. Ça do t’bësh më tha? I them s’ma merr mendja që më do mua për ato punë. E kisha në kontekstin për të vrarë njerëz, ku dija unë për ça më donte, naj shofer naj lart e poshtë. Mos e thuaj këtë thotë ai, të gjithë kemi nevojë. Më mori me të mirë, në qafë kshu, dhe u futëm brenda. U mbyll ajo darkë, ikëm secili punë të vet. Me Ligorin e Laertin ikim sërisht te hoteli në Dardhë. Unë kat dytë, Ligori poshtë meje, si ato krevatet e fëmijëve, Laerti në krevat dopio. Më thotë Laerti do bëjmë një punë? Aty hapet nuhabeti i vrasjes së Çajup Selimit, në Tepelenë. Se prisja, nga momenti i parë isha në presion, më tërhiqte në një cep, se di si ia arrinte. Zërin e gojës se nxirrnim kur fliste ai, rrinin pinc para tij. Do ta bësh më thotë mua? S’ma tha emrin atë natë. Emrin e mësova pasi u bë puna. Do i bësh nderë një njeriut tonë më thotë. U shtanga. Unë do e bëja Ligori do më ndihmonte, më tha ç’ke më ke mua nga mbrapa. E pranoj, ju e dini thash, në mendjen time e mendoja momentin që ikja nga aty. Ai atë donte “po”-në. Unë gjithmonë në terror, frikë. Mbaron ajo natë, të nesërmen, ikim për Lushnje. Më tha atë natë Laerti do e bëjmë për nder jep 50 mijë euro, unë 25 Ligori 25. Isha në Vlorë me të shpis me kalamajt me makinë me qera. Më merr Lulzimi, po kthehesha në Fier nga Vlora. Tha nxito për në Lushnje. E takoj në Lushnje. Nxitojmë më thotë, se na pret një shok, se për ça na donte në Elbasan. Iki vetë i them nëse duhet, ça do bësh ti. Tre herë kam ikur në atë vend, dy herë më kanë marrë çunat. Emrin e mësova në lajme pasi u krye puna. Laerti më tha se do bëhej ajo puna në Tepelenë. Erdhi e dashura e Laertit me gjithë shoqen e vet, do shkoja unë me Ligorin mgjes të nesërmen. Merrnim makinën e gocave që Ligori të më tregonte ku ishte kush ishte si ishte. Mua mi thonin në momentin e fundit. Unë dija se po iknim me pushime, përfundonim në vrasje. Nderi do i bëhej mikut të Laertit që jetonte Greqi. Viktima kishte një dyqan. Ma tregon Ligori nga larg që ky është. Vajtëm deri te shpia larg më tregoi rrugën dhe shtëpinë e Çajup Selimit. U kthyem prap në Sarandë, takojmë Laertin, gocat marrin makinën.Pasi shkova te pallati, po rrija ngjitur me hyrjen dhe dëgjova një makinë, si Benz, si ajo që kishte ai. Isha ballë për ballë me të, kisha maskë COVID-i dhe një kapele. Po më shikonte dhe pati si një dyshim. U fut në hyrje të pallatit, u ngjit në katin e parë, pastaj në të dytin. Unë isha pas tij. Ishte qeros dhe unë i njihja edhe rrobat që kishte veshur atë ditë – kishte një bluzë të kuqe. Aty e qëllova nga pas. E qëllova tre herë – një herë në shpatull dhe dy herë të tjera, por nuk e di saktësisht ku e kapën plumbat.Ika me vrap në drejtim të zonës së Burgut të Bënçës. Rashë në disa ferra aty jashtë qytetit. Armën e kisha me vete – një “Zastava” ose një “Bereta” e vogël, me silenciator. Nuk po gjeja rrugicën që të dilja sipas planit. Duhej të dilja te lumi Vjosa, ku do të më priste Ligori.Ligorin e takova pas 1-2 orësh te shtëpia e xhaxhait të Erisianit. Sipas planit që kishim bërë me Laertin, do të na priste xhaxhai i Erisianit. Ligori kishte fikur celularin, ndërsa unë u fsheha pas një shkëmbi – kisha frikë. Makinat e policisë po patrullonin në zonë. Ishte hera e parë për mua.Te shtëpia erdhi dhe Ligori më pas, i çjerrë nga duart, siç dukej kishte rënë edhe ai në ferra. Laerti u acarua me Ligorin. Më tha mua: “Si të la ai vetëm, do ja tregoj unë atij.
Armën e hodha në lumin Vjosa. Laerti na kishte udhëzuar më parë se si të vepronim edhe me celularët dhe rrobat. Rrobat i dogjëm në një fuçi. Më pas vazhduam rrugën për në Memaliaj, duke kaluar nga mali dhe zbritëm në këmbë deri te një urë. Aty hipëm në një furgon të rastësishëm dhe u nisëm për në Tiranë. Gjatë rrugës, Laerti tha që Ligori të shkonte në Korçë.Te “Klubi i Shoferit” u ndamë. Unë shkova në Tiranë, tek një hotel në zonën e Astirit ku ishte Laerti. Ai ishte bashkë me Lulesim Arapin. Kur mbërrita, Laerti më bërtiti pse kisha telefonuar xhaxhain në numrin normal dhe jo në WhatsApp. Më ofendoi dhe më shau. Vetëm një gabim të bëje, ai e “leshonte” menjëherë gjuhën.Për vrasjen mora 25 mijë euro pas një jave. Kurse Ligori nuk i mori, sepse Laerti nuk ia dha. Ligori mori në telefon Laertin dhe i tha se Klisman Xhaferri kishte folur në celular me dikë për punë “malli”. Ne ishim në hotel dhe, sapo mori vesh këtë, Laerti na tha: “Çohuni, do ikim në Korçë ta vrasim,” tha Tafani.