Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Me apo pa arsim, Gjermania sapo i dha mundësinë e artë të gjithë atyre që plotësojnë këtë kusht

09:15 20/12/2018
Reading Time: 3 min lexim

Të gjithë ata që janë të kualifikuar për një profesion, qoftë me arsim të lartë ose jo, mund ta kenë më të lehtë për të emigruar në Gjermani.

Qeveria e kancelares Merkel miratoi dy projektligje për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Ato u prezantuan të mërkurën nga tre ministra: Horst Seehofer, ministër i Punëve të Brendshme, Hubertus Heil, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Peter Altmaier, ministër i Ekonomisë, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin.

Projektligji i parë rregullon imigrimin e fuqisë punëtore nga jashtë, ndërsa projektligji i dytë u mundëson si ish-azilkërkuesve të refuzuar (me Duldung) të kthehen në imigrantë ekonomikë.

Çfarë nënkupton ky ligj:

– unifikohet termi “punëtor i kualifikuar” , ku sipas ligjit të ri, përfshihen si të diplomuarit me arsim të lartë, ashtu edhe ata pa arsim të lartë, por me kualifikim profesional;

– hiqet kontrolli i prioritetit për të kualifikuarit me kontratë pune: Deri tani viza e punës jepet vetëm kur është konfirmuar se nuk ka gjermanë ose shtetas të BE-së me të njëjtin kualifikim që mund ta bëjnë atë punë, me ligjin e ri ky verifikim bie.

– hiqet kufizimi për imigrim vetëm për profesionet që kishin mungesa të fuqisë punëtore dhe hapet tregu për çdo të kualifikuar;

– ngjashëm si me të diplomuarit me arsim të lartë, edhe të kualifikuarit e tjerë do të kenë shans të vijnë në Gjermani me një vizë gjashtëmujore për të kërkuar punë. Parakusht për të marrë këtë vizë janë njohuri të gjuhës gjermane (minimumi niveli A2) dhe para të mjaftueshme për të siguruar jetesën gjatë periudhës së kërkimit të punës në Gjermani. Sipas ministrit të brendshëm Seehofer, pasi ta kenë gjetur vendin e punës dhe të kenë bërë edhe kontratën, ata duhet të aplikojnë sërish në ambasadë për vizë pune.

– përmirësohet mundësia e qëndrimit në Gjermani për të bërë kualifikime ose provime për njohje të diplomës ose certifikatës së bërë në vendin e prejardhjes;

– thjeshtohet procedura e vizave, përqendrohen kompetencat te zyra e të huajve dhe përshpejtohet dhënia e vizave për fuqinë punëtore.

Çfarë ndodh me ish-azilantët?

Nga ky rregull përfitojnë vetëm ata azilantë që kanë plotësuar këto kushte:

–  të kenë qenë në marrëdhënie pune me orar të plotë prej së paku 18 muajsh;

– të jenë në gjendje t’i mbulojnë vetë shpenzimet e jetesës;

– të kenë familje të integruara, për shembull, fëmijët të frekuentojnë shkollën rregullisht;

– të jenë prej së paku një viti me statusin Duldung;

– të kenë njohuri gjuhe së paku në nivelin A2;

– të  mos kenë qenë të dënuar penalisht;

– të mos kenë bërë përpjekje për të fshehur identitetin e vërtetë.

Ky ligj për ish-refugjatët është paraparë të jetë i vlefshëm fillimisht deri në mesin e vitit 2022. “Nëse përvoja me të do të jetë e mirë, ai do të zgjatet, përndryshe do të rishikohet”, tha ministri i brendshëm Seehofer.

Kur mund të hyjnë në fuqi ligjet?

Të dy ligjet do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2020. Por më parë duhet të miratohen nga parlamenti (Bundestag) dhe Këshilli Federal (Bundesrat).

Burimi: DW

Të tjera

FBI ofron 100 mijë dollarë për kapjen e vrasësit të Charlie Kirk
Aktualitet

FBI ofron 100 mijë dollarë për kapjen e vrasësit të Charlie Kirk

FBI ka publikuar foto të autorit të dyshuar për vrasjen e aktivistit dhe politikanit konservator Charlie Kirk, duke ofruar një...

21:00 11/09/2025
BIRN: Qeveria Rama 4: Besnikë të vjetër, emra të ricikluar dhe ndryshime kozmetike
Aktualitet

BIRN: Qeveria Rama 4: Besnikë të vjetër, emra të ricikluar dhe ndryshime kozmetike

Kryeministri Edi Rama shpalli të enjten emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të votohet nga Kuvendi i dalë...

17:35 11/09/2025
Para

Kush tha që studentët do të ndalin protestat? Ja çfarë pritet sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

FBI ofron 100 mijë dollarë për kapjen e vrasësit të Charlie Kirk

FBI ofron 100 mijë dollarë për kapjen e vrasësit të Charlie Kirk

21:00 11/09/2025
BIRN: Qeveria Rama 4: Besnikë të vjetër, emra të ricikluar dhe ndryshime kozmetike

BIRN: Qeveria Rama 4: Besnikë të vjetër, emra të ricikluar dhe ndryshime kozmetike

17:35 11/09/2025
Nën masa të forta sigurie, Ragip Gila mbërrin në gjykatën e Shkodrës

Nën masa të forta sigurie, Ragip Gila mbërrin në gjykatën e Shkodrës

09:20 11/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 11 shtator 2025

09:15 11/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.