Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Vjetër, në Vlorë.
Mësohet se një person i seksit mashkull rreth, 60 vjeç është gjetur i mbytur teksa ishte futur për t’u larë në det.Dyshohet se i moshuari mund të ketë pësuar infarkt teksa lahej në det.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identitetin e viktimës.