Mbrëmjen e djeshme një masakër ndodhi në Greqi ku mbetën viktima 6 persona. Viktimat fillimisht u raportuan se ishin shqiptarë por më vonë u verifikua se në fakt ato i përkisnin kombësisë turke.
Autoritetet greke kanë arrestuar një shtetas turk të dyshuar si autor i masakrës në Lucës ditën e djeshme.
Mediat greke shkruajnë se gjatë momentin të arrestimit, autori i dyshuar posedonte 2 karta portugeze false, si dhe 4 fishekë 9 mm.
Sipas burimeve të informacioneve, dyshohet se ka qenë një përplasje mes bandave. Sakaq policia greke është duke hetuar rastin si dhe ka ngritur pika kontrolli në aeroportet e vendit.
Nga bankat e shkollës në Tiranë në luftën e Sirisë, rrëfimi tronditës i djalit shqiptar që u mor 8-vjeç në Xhihad: “Mami vendosi të iknim pranë babait”
Një nga historitë më të rënda të fëmijëve shqiptarë të përfshirë në luftën e Xhihadit është ajo e Abdit, i...








