Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Malltezi sqaron se si u vodhën 430 mln euro sipas tij përmes inceneratorëve

11:58 16/08/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme PD ka vazhduar sërisht me 5 pyetjet për aferën e inceneratorëve. Këtë herë Jamarbër Malltezi nuk i ka kursyer sulmet ndaj qeverisë Rama, ndërsa pyet për emrat e pronarëve të vërtetë të kompanisë së inceneratorëve. Ndërkohë sipas Malltezit SPAK ka mbyllur gojën dhe nuk vepron për këtë mega aferë.

DEKLARATA

Dje nga kjo foltore, si çdo ditë prej dy javësh, drejtuam 5 pyetje të radhës për inceneratorët. Janë “pyetje të radhës” por nga intensiteti i vjedhjes qeveritare, nuk janë aspak “pyetje sa për të kaluar radhën”. Janë pyetje thelbësore të cilat të tilla duhet t’i kenë edhe përgjigjet. SPAK e ka mbyllur gojën.

Vetëm pak media dhe opozita flasin pareshtur, ngrenë pyetje, janë vënë në kërkim të vënies para drejtësisë së përgjegjësve. E vërteta është e qartë tashmë: firma e kundra ligjshme e inceneRamës dhe IncenErjonit janë thika në shpinë të qytetarëve dhe drejtësisë!

Ja edhe përgjigjet e 5 pyetjeve të djeshme:

1.Të katër kompanitë

Ø  Integrated Energy

Ø  Geogenix

Ø  Almares Management

Ø  Residence Corporate Services

Janë guaca pa staf dhe pa asnjë eksperiencë pune me mbetjet, por të krijuara veç për të fshehur gjurmët e lëvizjeve të parave publike. Të katërta këto kompani kanë të njëjtën adresë (Delflandlaan 1, Queens Toëer – Office 916, 1062 EA Amsterdam) siç e kanë edhe qindra kompani të tjera guacë.

  1. Buxheti i secilës

Sipas dokumenteve nga regjistri i kompanive në Hollandë, Guaca “Geogenix” (ish – Integrated Energy) ka vetëm 50 mijë euro të krijuara vetëm nga transferta “bujare” e Klodian Zotos e cila nga ana e saj vjen nga qindra miliona eurot e dhuruara bujarisht nga Rama-Ahmetaj-Agaçi-Veliaj. Guaca “Almares” që kontrollon “Geogenix” ka vetëm 18 mijë euro. Po kaq ka edhe guaca që zotëron Almares.

  1. Punonjësit e secilës kompani:

Sipas dokumenteve nga Hollanda, guaca “Geogenix” ka zero staf. Po zero staf ka edhe guaca “Almares Management”, ndërsa pronarja “Residence Corporate Services” ka dy staf. Këto na ishin kompanitë me eksperiencë të madhe të cilave Edi Rama u dha 8 pikë dhe përcaktoi se ku do të shkonin 128 milionë euro për Inceneratorin inekzistent të Tiranës.

LIDHUR ME PYETJET 4 DHE 5: Kompania Geogenix (ish Integrated Energy) – me zero staf dhe 50 mijë euro dhuratë bujare të Klodian Zotos, është kompania bazë me të cilën po veprojnë Zoto –Mërtiri – Gugallja, por edhe sekserë të tjerë të qeverisë si studio Tashko – Pustina. Kompania, apo me saktë GUACA “Geogenix”, kontrollohet nga “Almares Management”, pra GUACA NËNË, një kompani me zero staf dhe vetëm18 mijë euro buxhet. Pronare e “Almares Management” është GUACA GJYSHE që quhet “Residence Corporate Services”, që gjithashtu ka vetëm 18 mijë euro dhe vetëm 2 punonjës/drejtorë për firmat, nga të cilat njëri ështe ai që firmos me Zoton ose Garganellin sipas rastit, e tjetra është pronarja A. Jangildina e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike.

PRA, asnjë shqiptar, madje as SPAK nuk e di se ku po shkojnë miliona euro që Edi Rama ia transferon në mënyrë bujare atje në drejtimin e paditur Zotos dhe Gugalles që janë me urdhër arresti ndërkombëtar, POR këtë e di shtetasja nga ish – Bashkimi Sovjetik – si pronare e Guacës “Gjyshe” që kontrollon guacat në varësi. Kjo Mega – Aferë është si gropë plehrash pambarim.

5 pyetje publike të reja për ata që kanë vesh të degjojnë:

1.Pse i dha Edi Rama 8 pikë nga 10 të mundshme personazheve të përhershme sekserë si Zoto -Mërtiri e dy italianë të tjerë?

  1. Pse u desh të fshihen në guaca mbesa, guaca nënë dhe guacka gjyshe nëse nuk ka asnjë vjedhje?

3.Cila nga këto guaca kishte eksperiencë të madhe në trajtimin e mbetjeve dhe ndërtimin e inceneratorëve siç ka deklaruar publikisht Edi Rama?

4.Kush e ka hartuar atë kontratë qe ia vutë të firmoste një bedel që nuk kishte lidhje as me financat e vendit dhe as me mbetjet e Tiranës?

5.A është në hetim Drejtoria Juridike e Kryeministrisë që ka detyrimin ligjor të hartojë kontratat që japin bujarisht 430 milion euro për disa guaca dhe që pastaj përfundojnë që të vdekurit apo 90 vjeçarët qenkan pronarët e kompanive të nënkontraktorëve të nënkontraktorëve?

Kaq për sot. Nesër vijojmë.

Sepse çdo ditë që kalon vijon dhe vjedhja.

Të tjera

BIRN: Qeveria Rama 4: Besnikë të vjetër, emra të ricikluar dhe ndryshime kozmetike
Aktualitet

BIRN: Qeveria Rama 4: Besnikë të vjetër, emra të ricikluar dhe ndryshime kozmetike

Kryeministri Edi Rama shpalli të enjten emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të votohet nga Kuvendi i dalë...

17:35 11/09/2025
Nën masa të forta sigurie, Ragip Gila mbërrin në gjykatën e Shkodrës
Aktualitet

Nën masa të forta sigurie, Ragip Gila mbërrin në gjykatën e Shkodrës

Ragip Gila, i dyshuari për masakrën e ndodhur në Shkodër ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy...

09:20 11/09/2025
Para
Si u morën 3 kredi me pretekstin për pagat e punonjësve në kohë Covid-i, Partia e Lirisë jep denoncon aferën

Si u morën 3 kredi me pretekstin për pagat e punonjësve në kohë Covid-i, Partia e Lirisë jep denoncon aferën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

BIRN: Qeveria Rama 4: Besnikë të vjetër, emra të ricikluar dhe ndryshime kozmetike

BIRN: Qeveria Rama 4: Besnikë të vjetër, emra të ricikluar dhe ndryshime kozmetike

17:35 11/09/2025
Nën masa të forta sigurie, Ragip Gila mbërrin në gjykatën e Shkodrës

Nën masa të forta sigurie, Ragip Gila mbërrin në gjykatën e Shkodrës

09:20 11/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 11 shtator 2025

09:15 11/09/2025
Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

Të liruarit që vrasin: nga Karolina e Veriut në Shkodër, gjyqtarët bashkëfajtorë në krim

20:58 10/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.