Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mali i Zi, merr detyrën presidenti i ri Jakov Milatoviç

09:37 21/05/2023
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi Jakov Milatoviq bëri sot betimin . Ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri u mbajtë në parlamentin malazez në praninë e deputetëve, të ftuarve të shumtë nga rajoni dhe bota dhe të diplomatëve të akredituar në Malin e Zi. Zoti Milatoviq, në fjalimin e tij inaugurues u zotua për forcimin e lidhjeve me Bashkimin Europian por edhe me shtetet fqinje në rajon. Analistët e pavarur, nderkaq shprehin rezerva për ndonjë ndryshim të theksuar dhe pozitiv në skenën politike malazeze, duke marrë parasysh ndarjen e skajshme të shoqërisë malazeze.

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç bëri sot betimin. Ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri u mbajt në parlamentin malazez në praninë e deputetëve, të ftuarve të shumtë nga rajoni dhe bota dhe të diplomatëve të akredituar në Malin e Zi.

Në fjalimin e tij të parë si president, zoti Milatoviç, u zotua për forcimin e lidhjeve me Bashkimin Europian, por edhe me shtetet fqinje në rajon. Një theks të veçantë Milatoviq ia kushtoi zhvillimit ekonomik të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve të Malit të Zi.

“Integrimi në Bashkimin Europian dhe zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale do të ketë një përparësi në qasjen tonë dhe do të jenë vendimtare në këtë mandat si president”, tha zoti Milatoviç.

Mirëpo analistët e pavarur në Malin e Zi janë të rezervuar për ndonjë ndryshim të theksuar dhe pozitiv në skenën politike malazeze.

Analisti dhe njohësi i mirë i rrethanave politike , Velija Muriç vlerëson se kriza politike në vend mund të thellohet edhe më shumë në vazhdim.

“Mendoj se polarizimin në rritje i shoqërisë dhe pamundësinë e autoriteteve për të gjetur një rrugëdalje nga kriza do ta thellojë edhe më shumë ndarjen ndëretnike në Mal të Zi”, tha zoti Muriç. Ai vuri në dukje se Mali i Zi ka devijuar nga rruga europiane dhe mund të ketë pasoja për të ardhmen e vendit.

Edhe gazetari dhe analisti Ismet Kallaba mendon se Malin e Zi do ta ndjekë kriza institucionale dhe polarizimet ndëretnike.

“Zgjedhja e presidentit të Malit të Zi përbën një moment të rëndësishëm për zhvillimet e ardhshme në Mal të Zi. Dihet që institucioni i presidentit ka qenë i vetmi institucion funksional kur të gjitha institucionet kanë qenë në një gjendje krize. Unë nuk pres që do të ketë ndonjë krizë të madhe, por megjithatë mendoj që do të ketë ndikim duke pasur parasysh zhvillimet e përgjithshme politike në Malin e Zi”, tha zoti Kallaba.

Analistet vlerësojnë se edhe zgjedhjet e e parakohshme parlamentare të 11 qershorit do të jenë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Edhe pse pritshmëritë janë që ky proces të zgjidhë krizën politike që po mbretëron në skenën e Malit të Zi që nga zgjedhjet e gushtit 2020, analistët shprehen skeptik se një gjë e tillë do të ndodhë.

Zoti Muriç tha se “zgjedhjet parlamentare janë një sfidë për të ardhmen e Malit të Zi. Duke ditur se asnjë forcë politike nuk e ka shumicën aëtherë priten që koalicionet paszgjedhore të përcaktojnë rrugën që do të ndjekë Mali i Zi”.

Ndërkaq analisti Kallaba vlerëson se “zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do ta zgjidhin krizën politike në Mal të Zi sepse është një krizë politike që ku përveç aspektit të brendshëm lidhet edhe me aspekte të jashtme të Malit të Zi.”

Mali i Zi u bashkua me NATO-n në vitin 2017, pas një përpjekje të pasuksesshme për grusht shteti një vit më parë për të cilën Podgorica akuzoi agjentët rusë dhe ultranacionalistët serbë. Moska i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si si absurde.

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, Mali i Zi i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Kremlini në këmbim e vendosi Malin e Zi në listën e shteteve jomiqësore./VOA

 

Të lidhura

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë
Aktualitet

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Rezultatet e numërimit elektronik në Vorë dhe në Njësinë 10 të Tiranës konfirmojnë fitoren e Partisë Socialiste në të dyja...

11:51 12/05/2025
E rëndë në Tiranë/ I riu merret peng dhe dhunohet nga 3 persona
Aktualitet

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar nga fshati Picar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka kanosur një gazetar për...

11:44 12/05/2025
Para
Turizmi “zgjeron” rritjen në mars – Rreth 40% më shumë vizitorë të huaj se vitin e kaluar në hotele

Turizmi “zgjeron” rritjen në mars – Rreth 40% më shumë vizitorë të huaj se vitin e kaluar në hotele

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

11:51 12/05/2025
E rëndë në Tiranë/ I riu merret peng dhe dhunohet nga 3 persona

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet 26-vjeçari

11:44 12/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Fotografoi votën dhe e shpërndau në rrjete sociale, arrestohet 19-vjeçari

11:34 12/05/2025
Zgjedhjet Parlamentare / Deri në orën 11:00 janë numëruar 1819 kuti, PS në avantazh

Zgjedhjet Parlamentare / Deri në orën 11:00 janë numëruar 1819 kuti, PS në avantazh

11:09 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.